Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
VIP – BioLajm
Categories
VIP

Deri tani e kanë mbajtur shumë të fshehtë, Bora Zemani zbulon emrin e vajzës të Sara Hoxhës!

Mbrëmjen e nesërme starton Dancing with the Stars. Ndonse para spektaklit Sara Hoxha ka dërguar një buqetë me lule për Borën dhe vajzat e stafit të spektaklit.

Por tek pusulla ajo ka shkruajtur urimet duke thënë se ajo e vajza duhet të rikuperohen.Bora ka publikuar pusullën, duke zbuluar se e porsalindura e Sarës dhe Ledion Licos quhet Ruya.

Ndonse deri tani vetë prindërit e kanë mbajtur shumë të fshehtë këtë gjë. Epo padashje Bora sapo e zbuloi

Categories
VIP

Shkak i bashkimit të Borës dhe Donaldit, flet për herë të parë Semi Jaupaj!

Pak ditë më parë Donaldi tregoi në “Më ler të flas”, se kishte bërë disa takime me Semin duke i kërkuar që ta pajtonte me Borën. Mbrëmjen e të mërkurës Semi ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”.

Ajo është pyetur nëse Bora dhe Donaldi i kanë blerë këpucët si mblesatare, por Semi ka deklaruar: Kam thënë që nuk do flas më për këtë gjë, të flasin vetë ata tani unë s’flas më.

E mesa duket vetë Semi nuk ka dashur të jap më tej detaje ndonse tani më historia u përket atyre të dyve.

Categories
VIP

Artistet bëjnë “xing” me veshjet/ Na vjen keq Beyonce, por Semi e veshi e para. Kujt i shkon më shumë? (Foto)

Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë.

Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha.

Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e entuziasmuar në rrjete sociale.

“Dua të them, unë dhe Beyonce”.

I vetmi detaj që ndryshonte ishin krahët, ku Semi kishte veshur doreza të zeza të gjata, ndërsa Beyonce një pelerinë të gjatë ngjyrë e zezë.

Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i një tjetër stilisteje shqiptare. 40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi.

Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.

Categories
VIP

Vetëm 10 vjeç, djali i Fiori Dardhës ka “një zemër e madhe”, bën gjestin e veçantë

Djali 10 vjeçar i Fiori Dardhës, Abeli ka bërë një gjest të madh i cili padyshim meriton vëmendjen e të gjithëve. Ai ka prerë flokët e tij për t’i ardhur në ndihmë një vajze të vogël që ka humbur flokët nga kimioterapia.

Fiori ka shpërndarë në rrjete sociale një letër të shkruar nga i biri ku tregon të gjithë historinë. Vetëm 10 vjeç, por shihet se Abeli është njeri me zemër të madhe. “Abeli im 10 vjeçar vendosi të presë flokët e tij të gjatë dhe këtë e bëri për një arsye madhore, të cilën e ka shpjeguar në një letër!

Letra e Abelit

“Dy ditë më parë unë vendosa të pres flokët. E mora këtë vendim për t’i dhuruar buzëqeshje një vajze që kishte humbur flokët për shkak të sëmundjes.

Unë isha i trishtuar për t’i prerë flokët, por i gëzuar për lumturinë që do dhuroja. Ndihesha i trishtuar për flokët, sepse unë i doja flokët e mi të gjatë. Ato më bënin të ndihesha i veçantë, por kur mami më tregoi këtë vajzën e vogël ,e cila vùante nga kanceri dhe flokët e saj i kishte humbur nga kimioterapia, u trishtova!

U mendova gjatë dhe vendosa t’i dhuroj një çast të gëzuar në mënyrë që ajo të ndihet po aq e veçantë sa unë kur i kisha flokët e gjatë”, thuhet në postimin e Fiorit.

Categories
VIP

Bora dhe Donaldi gati për një bashkëjetesë të dytë dhe për një biznes së bashku, detajet e jetës së re të çiftit të famshëm

Merr fund loja e Borës dhe Donaldit, moderatorja ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në “Instagram”, duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.

Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos. Çifti shihet në studion e “Më lër të flas”, ku ishte e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj.

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival” më pas, moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social ‘Instagram’.

Prej muajsh çifti ishte ribashkuar, por duket se kishin vendosur ta jetonin në fshehtësi të madhe këtë lidhje, duke preferuar mos të dalin publikisht por axhenda e tyre mediatike i ka bërë që ta pranojnë këtë raport, duke shtuar kështu fansat e tyre që prej muajsh i prisnin.

Por duket se ribashkimi nuk do të mjaftohet vetëm me foto dhe fjalë të ëmbla në emision Bora dhe Donaldi e kanë marrë shumë seriozisht këtë herë marrëdhënien e tyre, duke e shtrirë edhe në biznes.

Bëhet me dije se dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë një linjë të re biznesi. Bora e ka linjën e saj të veshjeve sportive, ndërkohë që bashkë me Donaldin do të lançojnë një tjetër linjë.

Aktualisht të dy po merren ende me skicimin e gjithçkaje dhe pritet që çifti të ketë të reja nga biznesi në nisje të vitit të ardhshëm, të ndikuar nga popullariteti i madh që dyshja ka, ata po përpiqen ta përdorin famën e tyre edhe për biznes, duke e shndërruar edhe një histori fitimprurëse, veçse të bukur për sytë e publikut.

Bora duket se ka marrë në dorë marrëdhënien e rindërtuar me Donaldin dhe tashmë ata duken sërish gati për të bashkëjetuar por duket se këtë herë çifti do të shikojë edhe për një shtëpi tjetër, në këtë mënyrë, ata lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 3-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.

Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur, duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Për të treguar reagimet e rrjetit kur dyshja publikoi foton e parë së bashku që pas ribashkimit, mjafton të themi se postimi ka marrë rreth 7 mijë komente. Mes tyre nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave që kanë treguar mbështetjen apo pëlqimin me ‘likes’ apo komente./Panorama/

Categories
VIP

Mariza Ikonomi shtatzënë?! Fotot e fundit ngrejnë dyshimet…

Mariza Ikonomi është nga ato artiste që i ka rezistuar viteve dhe kohës. Është shfaqur në skenë në moshë fare të vogël dhe vazhdon ende të mbetet “partizane” e kompeticioneve të ndryshme artistike. Ajo do të marrë pjesë së fundmi në Kënga Magjike, por nuk është ky lajmi që donim të ndanim me ju. Mbrëmë ajo ka qenë e ftuar në një festë ditëlindjeje dhe ajo që vumë re duket barku i saj i rrumbullakosur. Mos ndoshta Mariza është në pritje të ëmbël?!

Këngëtarja ka pranuar që është në një lidhje dashurie dhe ndoshta raporti i saj ka kaluar në një tjetër fazë. Ose ose Mariza ka shtuar disa kilogramë më shumë siç na ka ndodhur të gjithëve pas periudhës së verës…Këtë do ta mësojmë në vijim…

Categories
VIP

Live nga Elbasani/ Arbana Osmani ka shkëlqyer me këtë fustan në dasmën e Arbër Hajdarit

Arbër Hajdari u martua me vajzën nga Kosova, Vlerën.

Dasma e tyre u përfol shumë në media derisa nuk kaluan pa komentuar as të ftuarit.

Ndër ta padyshim ishte edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ka pozuar në ambientet e Fish City, vend ku u zhvillua edhe dasma.

Ajo ka publikuar disa foto duke treguar sa bukur është dukur, vetëm një muaj pas lindjes së vajzës së saj Zoi./InfoKosova/

Shiko foton:

Categories
VIP

 Romeo bën deklaratën e papritur! Kujdes se Bora është shtatzënë!

Mbrëmë ishte puntata e parë e sezonit të ri në “Më lër të flas”. E ftuar ishte Bora Zemani, e cila dha intervistën e saj të parë rreth jetës personale që pas ribashkimit me Donald Veshajn.

Gjatë një lojë me dënime ku në dorë duhej të mbahej një armë, Romeo u shpreh: Kujdes se Bora është shtatzënë!

Akoma nuk e dimë nësë deklarata e tij ishte shaka apo e vërtetë, por sigurisht u prit me shumë bujë në studio. Kujtojmë se gjatë mbrëmjes Bora dhe Donaldi treguan për herë të parë si u ribashkuan.

Categories
VIP

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku përjeton tmerrin në avion: Faleminderit Zot që më ruajte

Morena Taraku është përballur me një situatë të pakëndshme në avion. Këngëtarja dhe modelja nga Kosova ka treguar përmes një postimi në Instagram se ka kaluar një eksperiencë të keqe teksa po udhëtonte drejt Stambollit por pa ndarë më shumë detaje të hollësishme.

“Sot përjetova një eksperiencë shumë të keqe teksa po fluturoja nga Kosova për në Stamboll. Pas së gjithave, faleminderit Zotit arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duajeni veten tuaj sepse askush nuk e bën këtë. Faleminderit Zot që më mbrojte”, ka shkruar mes të tjerash Taraku.

Categories
VIP

Bora Zemani rrëfen vështirësitë e jetës. “Në 97 na morën shtëpinë, jemi rritur me kushte të vështira”.

Bora Zemani ishte e ftuar këtë në “Më lër të flas”, ku përveç projekteve të reja dhe karrierës, preku edhe jetën personale. Bora rrëfeu si rrallëherë edhe për periudhën e jo të lehtë që I është dashur të kalojë në fëmijëri, mes vështirësive ekonomike, por jo vetëm.

Ajo tregoi se babai i saj u sëmur kur ajo ishte e vogël, gjë te cilën Bora e ka përjetuar shumë keq. Veç kësaj, Bora rrëfeu se në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë. Sot Bora tregoi se të gjitha vështirësitë kanë kaluar dhe është shumë e lumtur për këtë.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse.

Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- tregoi Bora Zemani.