Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
Uncategorized – BioLajm
Categories
Uncategorized

“Ori është shumë më e mirë se Bora”, befason ish-konkurrentja e Përputhen për prezantueset

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ka komentuar së fundmi moderatoret e programit, Bora Zemanin e cila tashmë nuk është më në prezantim dhe është zëvendësuar nga Ori Nebiaj.

E ftuar në emisionin “Breaking” Ritvana foli, ashtu siç tha ajo, me filtra. Kjo pasi ajo u shpreh se edhe Bora edhe Ori janë shumë origjinale dhe secila e bën moderimin e “Për’puthen” në mënyrën e vet.

Veçanërisht ajo vlerësoi moderatoren aktuale të emisionit për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd.

“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra.

Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet.

Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut.

Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me sakënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”- tha Ritvana.

Categories
Uncategorized

Festë në familjen e Blendi Fevziut, vajza e vogël ka ditëlindjen. Ja sa vjeç mbush. Foto nga super festa

Vogëlushja e Blendi Fevziut, Alis, mbushi 7 vjeç dhe sigurisht babi ishte kujdesur që të voglës së tij ti organizonte një super festë për ditëlindje.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, ka qenë vetë gazetari ai i cili ka publikuar disa copëza nga dekori dhe festa e ditëlindjes. Gjithashtu nuk kishte si të mungonte dhe një foto me Alisin, të cilën po e mban në krahë.

Festa e ditëlindjes është zhvilluar në natyrë dhe dekori ka qenë i organizuar me shumë ngjyra. Pa dyshim që ka qenë një ditë e paharruar për vajzën dhe ne i urojmë dhe 100 Alisit të vogël.

Categories
Uncategorized

Një muaj e gjysmë në terapi intensive, Kledi Kadiu tregon si është sot gjendja e të birit

Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte u bënë prindër për herë të dytë në Gusht të vitit 2021. Charlotte solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Gabriel. Vogëlushi hasi probleme me shëndetin vetëm pak pas ardhjes së tij në jetë.

13 ditë pas lindjes ai kishte ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të meningo-encefalitit. Gabrieli kaloi më shumë se një muaj e gjysmë në terapi intensive dhe bëri shumë ekzaminime.

Kledi ishte i ftuar në “Më lër të flas”, ku tregoi se si është sot gjendja e vogëlushit. “Ishin momente që asnjë person nuk i ka menduar. Ne jemi çifti i lidhur dhe gjetëm forcën te njëri-tjetrin. Charlotte është mësuese joge dhe e ka në natyrë qetësinë, por gjithsesi ishte një moment shumë i mirë. Djali tani është shumë më mirë”, tha Kledi.

Categories
Uncategorized

Dikur pjesë e “Dancing with me” sot Valbona Selimllari pjesë e “Dancing with the Stars”. Si është marrëdhënia Bobit me Alketa Vejsiun?!

Valbona Selimllarin do ta shohim këtë sezon në rolin e anëtares se jurisë së “Dancing with the Stars”. Por prej vitesh ka qenë pjesë e programit “Dance with Me” në Tv Klan.

Dhe në këtë drejtim Bobi do t’i bëjë konkurrencë dy mikeshave të saj të vjetra Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiut, prandaj dhe të gjithë pyesin se si është sot raporti mes tyre.Mesa duket asgjë s’ka ndryshuar pasi shohim që Alketa i ka dërguar një zemër në foton e fundit që Valbona ka postuar nga Italia.

Siç kuptohet qartazi edhe Alketa ka patur nevojë ta ndryshojë rrënjësisht tavolinën e jurisë, por edhe Valbona ka patur nevojë për eksperiencë të re siç do të jetë për të “Dancing with the Stars”.

Categories
Uncategorized

Pas një pauze të gjatë në ekran, rikthehet Eno Popi. Ja ku do e shohim moderatorin

Përshkrimi i fotos së parë pas ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt vetëm sa konfirmoi edhe njëherë se dyshja do të jenë bashkëprezantues të “Dancing With The Stars”.

“Na lini të kërcejmë”, shkruante moderatorja, por mesa duket gjërat nuk janë sic i kemi ditur deri më tani. U përfol gjatë se Donald Veshaj do të ishte shoqëruesi i Bora Zemanit në “Gold Room” në show-n e kërcimit, mirëpo së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për një emër tjetër.

Burime për Kryefjala.com kanë pohuar se një tjetër moderator do të jetë shoqëruesi i Bora Zemanit dhe ai është Eno Popi. Ndonëse pas një pauze në ekran Eno rikthehet sërish në Top Channel.

Me sa kuptojmë aktori, nuk është i gatshëm ta lë akoma programin e tij “Më lër të flas” që e bashkëmoderon me vëllain binjak, Romeo Vshajn.

Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.

Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.

Categories
Uncategorized

“Na lini të kërcejmë”/ U kapën shumë herë mat dhe Bora Zemani nuk e fsheh më, publikon foto me Donaldin. Sa bukur jane kombinuar te dy (Foto)

Moderatorja Bora Zemani, ka hedhur poshtë të gjithë “zërat” e fundit në lidhje me aktorin Donald Veshaj, duke publikuar një foto me të në ‘Instagram”, ku shkruan “Na lini të kërcejmë”.

Siç duket nga fotoja, moderatorja duket se do të jetë e ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”, i cili pritet të nisë më 1 tetor.

Bora dhe Donaldi janë vipat më të përfolur të shoë bizz-it së fundmi, pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në “Big Brother VIP”.

Duket se “çifti” tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin. Vetëm disa ditë më parë, moderatorja ndau një tjetër video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).

Në video ajo ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk i zbuloi fytyrën.

Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit. “Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.

 

Categories
Uncategorized

Një fustan si të Armina Mevlanit e ka veshur para 34 vitesh Parashqevi Simaku. Kujt i shkon më shumë? (Foto)

Fustanet e Armina Mevlanit të dizenjuara nga stilistë shqiptarë e të huaj janë komentuar së fundmi edhe në media. Por ajo që kemi vënë re është se një nga fustanet e saj është shumë i ngjashëm me fustanin ikonik të yllit të muzikës shqiptare të viteve ‘80, Parashqevi Simaku.Fustani i stiluar nga Shpresa Zeraliu është veshur nga Simaku në vitin 1988 në Festivalin e Rtsh.

Kënga “E duam lumturinë” është edhe fituese e çmimit të parë të këtij Festivali. Historia e Fustanit të Parashqevisë “Unë vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë!”- citoi Agim Doçi këngëtaren e famshme, duke sqaruar më tej se materiali në fjalë që ajo kërkonte për veshjen, gjendej vetëm në perdet e Komitetit Qendror.

Dhe unë kam shkuar kam vjedhur perdet në Komitet Qendror dhe kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu. Ajo sapo pa taftanë i ra të fikët sepse e dinte që kjo tafta vinte vetëm për Komitetin Qendror”, ka treguar tekstshkruesi Agim Doçi.

Categories
Uncategorized

Nga numri i të ftuarëve te vendi ku do të zhvillohet, pamje dhe detaje nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit. Ja sa bukur duket nusja (Foto)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë. 25 shtatori do të mbahet mend gjatë. Gjithçka nisi rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga lidhja e tyre, çifti ka vendosur të kurorëzohet.

Detaje të zbuluara herë pas here, ndërsa mbrëmja e sotme është e mbushur plot me surpriza. Nga stoli i premtimeve pranë liqenit të Como-s, me unazën që Armina mban në dorë, te detajet mes çifitit që natyrisht bëjnë diferencën. Armina, vajza çapkëne e qeshur, Shkëlzeni djali i pashëm plot jetë, dyshja që sonte padyshim bën perfeksionin.

Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë. Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit me detajet e kuruara dora magjike e “Geraldina Sposa” Armina dhe Shkëlzeni festojnë sot për dashurinë mes 300 të ftuarve.

Categories
Uncategorized

Elbasan/Vihen në pranga 4 shtetas. Veprat penale për të cilat akuzohen.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u aŗrestuan në flagrancë shtetasit:  E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  1. A., 35 vjeç, banues në Elbasan dhe P. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u aŗrestua në flagrancë shtetasi F. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Categories
Uncategorized

Sistemi i ALEAT funksional në Elbasan, por ka probleme me regjistrimin e…

Sistemi i ALEAT dhe ai i Gjendjes Civile është rikthyer në 3 qarqet e vendit, Korçë, Elbasan dhe Shkodër.

Në Shkodër sistemet janë rikthyer që prej orës 16:00 të ditës së djeshme dhe tashmë qytetarët po marrin shërbimin e duhur.

Ndërkohë autoritetet nuk janë të sigurt nëse sistemi do të jetë aktiv gjatë gjithë ditës

Po kështu edhe në Korçë qytetarët mund të aplikojnë për pasaportë dhe ID.

Sakaq, në Elbasan vijon puna për aplikimin për pasaporta dhe karta ID. Në këtë qark ka një ngërç vetëm në sistemin në përpunimin e të dhënave të adresave.

Të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijë e tyre të porsalindur, nuk mund ta kryejnë sot këtë proces.