Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
SHENDET – BioLajm
Categories
SHENDET

Pse po përkeqësohen sëmundjet infektive? Studimi i fundit jep përgjigjen.

Ngjarjet ekstreme të motit po kontribuojnë në përkeqësimin e sëmundjeve infektive që prekin njerëzit, sipas një studimi të ri shkencor.

Studiuesit vlerësuan të dhënat mbi shpërthimet e konfirmuara të sëmundjeve dhe zbuluan se 218 nga 375 sëmundjet infektive që prekin njerëzit, si malaria, hantavirusi dhe kolera (58 përqind), po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit.

Studimi hartoi mënyrat se si klima po sëmur njërëzit. Në disa raste, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkaktojnë sëmundje për shkak të përhapjes së brejtësve, mushkonjave dhe disa gjitarëve që favorizojnë lagështinë.

Që nga koha e Hipokratit, mjekësia ka zbuluar një lidhje të sëmundjeve me motin, por ky studim nxjerr në pah gjithashtu se sa të lidhura ngushtë janë shëndeti i njeriut dhe klima, raporton abcneës.al.

“Nëse klima po ndryshon, rreziqet e këtyre sëmundjeve po ndryshojnë me të,” tha autori i studimit Dr. Jonathan Patch, nga Universiteti i Ëisconsin.

“Gjetjet e këtij studimi janë alarmante dhe tregojnë shkallën e efekteve të ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut. Lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të bëhet prioriteti ynë absolut”, tha mjeku Carlos del Rio nga Universiteti Emory.

Ekipi hulumtues e zgjeroi studimin e tij për të vëzhguar të gjitha llojet e sëmundjeve njerëzore, madje edhe ato jo të transmetueshme si astma dhe alergjitë. Mbikyqërësi i studimit, doktor Camilo Mora, tha se pesë vite më parë shtëpia e babait të tij në Kolumbi u përmbyt nga shirat e dendur.

Pak ditë më vonë, Mora, e cila po vizitonte zonën me pushime, u infektua me virusin chikungunya, i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave. Përmbytja në fshatin Mora kishte krijuar kushte ideale për riprodhimin e mushkonjës, bartëse të sëmundjes së rrezikshme. Hulumtimi u publikua në revistën shkencore Nature Climate Change.

Categories
SHENDET

Mjeku i tha që nuk kë asnjë problem. Shikoni çfarë i ndodh 38-vjeçarit 11 ditë më vonë

Në kohën kur parukierja e Nicholas Smithson vuri re një nishan në qafën e tij ajo lajmëroi 38-vjeçarit i cili i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj jetë.

Prodhuesi i kaldajave nga Rockhampton, Queensland , tha se parukierja e tij e nxiti që të kontrollonte nishanin pasi shkoi te qethej tek ajo. Por kur ai shkoi ne spital mjeket i thanë se nuk kishte ‘asgjë për t’u shqetësuar’.

Por pas 11 ditësh nishanet ishin rritur. Nicholas vendosi të shkonte dhe të shihte një specialist të lëkurës, i cili bëri një biopsi menjëherë.

Rezultatet treguan se rritja ishte një melanoma nodulare dhe se ajo ishte përhapur përtej nishanit të nxirë në nyjet limfatike të tij.

Ai tha se mjekët shpjeguan ‘skenarin më të keq’ pas gjetjes së kαncerit, duke e lënë atë të shokuar..

Njëmbëdhjetë ditë më vonë ai vuri re një tjetër rritje pas veshit të tij.

Një skanim PET tregoi se ai ishte i mbushur me kαncer dhe nuk mund të priste më që trajtimet të çonin në një kurë.

Në gusht mjekët i dhanë gjashtë muaj jetë.

“Është si në filma kur njerëzve u jepen lajme të këqija, atyre thjesht i bie bota mbi koke”, tha ai.

Ndaj tregohuni më të kujdesshëm dhe bëni më shumë vizita tek mjeku.

Categories
SHENDET

Nëna postoi një foto të vajzës në rrjetet sociale, ndjekësit kuptuan se diçka nuk shkonte me vogëlushen

Kjo nënë ka postuar një foto të vajzës së saj në Facebook, duke mos vënë re se diçka nuk shkonte. Shumë herë postojmë foto, pa kontrolluar se çfarë fshihet pas apo duke injoruar komentet që mund të shpërthejnë. Kështu që Tara Taylor pa se kishte diçka të çuditshme në foto, por besoi se shkëlqimi që shfaqej në syrin e saj të majtë ishte vetëm një reflektim i blicit.

Miqtë e saj, duke parë vogëlushen në foto kanë reaguar dhe kanë klikuar like, madje kanë lënë komente për bukurinë e saj. Por disa prej tyre panë diçka që askush nuk e kishte parë më parë. Ata menjëherë i dërguan një mesazh nënës, duke i thënë se do të ishte mirë të shkonte te një mjek për të parë syrin e vajzës.

Por ata nuk mendonin se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe. Tara vendosi të marrë këshillat e tyre dhe vizitoi një mjek me vajzën e saj. Minuta më vonë, pasi u kthyen rezultatet e testit, Reilly u diagnostikua me sëmundjen Coats. Falë vëzhgimit dhe nxitjes së miqve të saj, problemi i vogëlushes u diagnostikua në kohë, duke i shpëtuar syrin.

Çfarë është sëmundja Coats

Sëmundja Coats është një sëmundje tipike e njëanshme e karakterizuar nga rritja jonormale e enëve të gjakut prapa retinës, duke çuar në anomali të enëve të gjakut të retinës dhe shkëputje të retinës, dhe imiton retinoblastomën.

Sëmundja përparon ngadalë dhe në stade të avancuara rritet rreziku i shkëputjes së retinës, ndërsa mund të zhvillohet glaukoma dhe katarakti. Sëmundja zakonisht shfaqet në dekadën e parë të jetës dhe zakonisht prek njërin sy.

Sipas të dhënave të Shoqatës Panhelenike të Retinopatisë, sëmundja prek kryesisht djemtë dhe 90% prek vetëm njërin sy. Simptoma karakteristike e Coats është leukokoria, e cila karakterizohet si një reflektim jonormal i dritës në retinë. Simptomat përfshijnë gjithashtu fotopsinë dhe miopinë.

Një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes Coats është “syri i verdhë” në fotografimin me flash. Ashtu siç funksionon efekti i “syrit të kuq”, i shkaktuar nga reflektimi i enëve të gjakut në pjesën e pasme të një syri normal, në foton e syrit të Coats, do të shfaqet një reflektim i verdhë./abcnews.al

Categories
SHENDET

Pediatrja e njohur kategorisht kundër: Mosi i ushqeni fëmijët tuaj me zor

Sa herë bëhet fjalë për kujdesin ndaj fëmijëve, pediatrja Lira Gjika nuk njeh kompromis. Ajo i qëndron fort parimeve shkencore, me të vetmin qëllim më të lartë, mirëqenien dhe mirërritjen e fëmijëve.

E ftuar së fundmi në programin “Rudina”, ndër të tjera ajo cilësoi disa veprime që konsiderohen si dhµnë ndaj fëmijëve dhe kurrsesi nuk duhet të kryhen nga ana e prindërve. Për shembull, ushqyerjen e fëmijëve me zor ajo e quan përdhµnim.

Pediatrja shpjegon se deri në moshën 2-vjeçare, fëmijët shijojnë dhe perceptojnë vetëm me anë të gojës dhe ajo është e vetmja zonë erogjene e tyre. Për këtë arsye, dhënia e ushqimit me zor mund të konsiderohet përdhµnim dhe ajo shprehu qëndrimin e saj kundër këtij veprimi.

Categories
SHENDET

Gruaja shkon për rimodelim barku në spitalin privat në Tiranë. Për pak sa nuk humb jetën dhe barkun e ka më keq se para operacionit.

Në 7 Shtator emisioni “Stop” solli historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat “Sante Plus” për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tɱerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi që për 1900 Euro të kthente barkun që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë.

Pas ndërhyrjes, zonja tregon se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina. Në këto kushte e çuan në QSUT për ndihmë më të specializuar. Kur u kthye në “Sante Plus”, plagët nuk po i mbylleshin, ndaj e rioperuan.

Shkoi në shtëpi e pas banjos, barku iu hap plotësisht. Në “Sante Plus” zonja shkoi dhe 5 herë të tjera për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe kërthizën. Zonja tregoi se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.

Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën. Ndërkohë mjeku që ka operuar gruan është larguar dhe nuk gjendet, është zhdukur. Lidhur me këtë rast, zëvendëspresidenti i Urdhrit të Mjekut Dritan Trepça, thotë, se Urdhri nuk bën kontrolle dhe nuk ka fuqi ndëshkuese.

“Pra çdo mjek i huaj që vjen në Shqipëri hapi i parë që duhet të bëjë, duhet të njehsojë diplomat, certifikatat e specializimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas paraqitet pranë Urdhrit të Mjekut për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqipërisë. Përgjegjësia e pajisjes me licencë është detyrë individuale e çdo mjeku.

Nuk është përgjegjësi e një institucioni. Licenca është personale dhe mjeku e ka për detyrë që të paraqitet personalisht pranë Urdhrit të Mjekut si për dorëzimin e dokumentacionit, ashtu edhe për tërheqjen e licencës. Një person nuk paraqitet pranë institucioneve për të marrë licencën për kualifikimin përkatës atëherë nuk është përgjegjësi e Urdhrit të Mjekut, por kjo për mendimin tim fut në përgjegjësi penale.

Nëse kemi një kequshtrim profesioni duhet të bëhen kallëzimet përkatëse në organet kompetente. Ne e pajisim mjekun me licencë për ushtrimin e profesionit individual dhe nuk e pajisim në filan spital apo në filan klinikë. Drejtuesi i institucionit mjekësor, i cili mund të mos jetë mjek ka përgjegjësi ligjore që çdo person që punëson në profesionin e mjekut duhet ta licencojë pranë Urdhrit të Mjekut”, tha ai.

Kontrollet i bën Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ndaj dhe “Stop” u drejtua në këtë institucion. Pas këmbënguljes sonë, Inspektorati u mjaftua të gjobisë me 500 mijë lekë spitalin Sante Plus në vuri në rrezik jetën e një pacienteje.

“Bazuar në një denoncim në emisionin Stop në Tv Klan, e transmetuar më datë 8 Shtator 2022 ju informojmë sa më poshtë vijon: Në datën 9 Shtator 2022, ISHSH dega rajonale Tiranë ka kryer inspektim në subjektin “Sante Plus Group”. Bazuar në gjetjet e konstatuara në procesverbal ndaj subjektit është vendosur masë administrative në vlerën 500 000 Lekë dhe janë lënë një sërë detyrash për t’u realizuar brenda një afati kohor të përcaktuar”, thuhet në letrën e ISHSH. /tvklan/

Categories
SHENDET

Këto janë 5 gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut. Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëherë as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet.

Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit.

Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun.

Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i shqetësimit tuaj.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë gjëra që nuk duhet t’i fshihni kurrë mjekut tuaj dhe pse.

Tregojini mjekut problemet që mund të keni me fshikëzën e urinës ose aparatin tretës

Vështirësia në defekim ose urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese.

Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj.

Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.

Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson

Sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.

Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni

Ushqimi është ilaç dhe shumë nga problemet tona janë për shkak të një regjimi ushqimor të pashëndetshëm, orareve të parregullta të të ngrënit, dietat ekstreme  etj.

T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet.

Ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shmangni disa ushqime ose shtoni përmbajtje të tjera në vaktet tuaja si p.sh. fruta dhe perime.

Medikamentet që merrni

Ndoshta përdorimi i ilaçeve pa recetë nuk është gjajë e parë që i tregoni mjekut tuaj.

Edhe pse ofrojnë një përfitim të madh për shëndetin, kur këto mjekime nuk arrijnë t’ju ndihmojnë më, këshilla e mjekut është ajo që do ju vlente më tepër.

Mjeku do të mund t’ju ndihmojë duke iu sugjeruar një medikamet tjetër apo një kombinim më efektiv.

Gjithashtu mund të hedhë dritë edhe mbi ndonjë shkak të fshehur rreth mosfunksionimit të ilaçit.

Suplementet dhe mënyra e jetesës

Megjithëse shumë njerëz përdorin suplemente të ndryshme, shumica nuk janë efektive.  Në fakt, shumë prej tyre mund të shkaktojnë efekte anësore serioze.

Ky është informacioni kyç që duhet ndarë me mjekun tuaj. Sepse mund të ndodhë që suplementi që konsumoni rregullisht të jetë shkaku i problemit tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket stilit të jetesës.  Konsumi i alkoolit ose duhanit, aktiviteti fizik, zakonet e gjumit, si dhe gjendja juaj psikologjike, duhet të ndahen me mjekun. /AgroWeb

Categories
SHENDET

Pse rënia e flokëve po prek kaq shumë femrat dhe cilat janë metodat e reja për ta shmangur atë

Alopecia androgjenetike është shkaku kryesor i rënies dhe rrallimit të flokëve tek meshkujt. Prek rreth 30% të popullatës mashkullore rreth moshës 30 vjeç, por arrin deri në 80% pas moshës 70 vjeç.

Tek femrat është më pak i shpeshtë dhe prek 20% të popullsisë së përgjithshme. Megjithatë, pas moshës 70-vjeçare, ajo shfaqet në 40% të rasteve. Në mbarë botën, alopecia androgjenetike është padyshim lloji më i zakonshëm i alopecisë.

Shkaqet tek meshkujt dhe femrat

“Kjo patologji konsiston në humbjen progresive të njësive folikulare duke filluar nga zona ballore deri në kurorë, pra pjesa e sipërme e kafkës. Androgjenet, hormonet mashkullore, ndikojnë në folikulat e flokëve nëpërmjet të ashtuquajturit miniaturizim, duke i bërë ato më të dobëta, më të shkurtra dhe më të holla dhe në fund  duke shkaktuar vdekjen e këtyre qelizave. Shkaku i parë është padyshim gjenetika. Mangësitë ushqyese dhe stresi janë gjithashtu vendimtare.

Për të siguruar shëndetin e flokëve është thelbësore të adoptoni zakone të shëndetshme dhe të kujdeseni për dietën, duke favorizuar ushqimet e pasura me biotinë dhe vitamina A, C, D dhe E. Për më tepër, këshillohet që të vëzhgoni me kujdes gjendjen e flokëve tuaj, për të kuptuar menjëherë nëse ndonjë ndryshim hormonal ose i stilit të jetesës po ndikon disi në shëndetin e tyre.

Trajtime inovative

Ka disa mënyra për ta luftuar atë: nga ilaçet tek trajtimet e avancuara pa efekte anësore. Aktualisht, një nga trajtimet më të mira është mesoterapia kapilare. Nëpërmjet biostimulimit dhe ushqimit të qelizave të njësive folikulare, lejon që flokët të rriten me forcë dhe vitalitet më të madh. Teknika e përdorur nga ne quhet MESOterapi e flokëve dhe përfshin një përzierje të faktorëve të ndryshëm të rritjes, si antiandrogjenët, proteinat, mineralet, vitaminat dhe antioksidantët.

Plazma e pasur me trombocite PRP konsiston në marrjen e gjakut nga vetë pacienti dhe më pas përdorimin e një pajisjeje të teknologjisë së avancuar që shkakton këputjen e trombociteve. Kjo mundëson marrjen e faktorëve të rritjes, të cilët më pas do të injektohen përsëri te pacienti, duke rehabilituar folikulat e plakjes. Dhe së fundi, terapia me laser të nivelit të ulët (LLLT) përfshin aplikimin e dritës lazer me intensitet të ulët në lëkurën e kokës për të stimuluar qelizat e njësisë folikulare dhe për të përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut që i ushqen ato.

E ardhmja e transplantit të flokëve “Në prani të rasteve të alopecisë androgjenetike të avancuar, e vetmja zgjidhje efektive është transplantimi i flokëve. Kjo është një teknologji e re, BotHair Ultra Plus, për nxjerrjen dhe implantimin e flokëve dhe një projekt robotik që do të lejojë automatizimin e plotë të procedurës së mbjelljes së flokëve.

Një pajisje e re ekstraktimi dhe implantimi lejon që aspirimi dhe ruajtja e njësive folikulare të kryhet menjëherë. Në këtë mënyrë mundësohet prerja e një prej fazave të transplantit, duke shmangur manipulimin e njësisë folikulare dhe duke reduktuar rrezikun e dëmtimit të saj, duke cenuar vitalitetin e saj dhe duke reduktuar aftësinë e saj për të prodhuar qime të reja në të ardhmen. Pajisja e re gjithashtu mundëson uljen e kohëzgjatjes së operacionit të transplantit.

Vazhdojnë kërkimet për të përftuar shumëzimin e njësive folikulare me qeliza staminale, një proces që lejon zgjidhjen e këtij problemi për shumë njerëz në të gjithë botën.

Categories
SHENDET

E duam të gjithë çdo ditë, por kjo pije shkakton mpiksje të gjakut kur e konsumojmë të…

Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme. Një jetesë jo shumë e shëndetshme nxit formimin e mpiksjes së gjakut, por nuk është gjithmonë e qartë se çfarë nënkuptohet me “e pashëndetshme”. Për shembull, konsumimi i kafeinës, një kimikat natyral që gjendet në kafe dhe pije energjike, mund të ketë rezultate të padëshiruara. “Pijet me kafeinë mund të dehidratojnë trupin duke çuar në gjak më të trashë që mund të rrisë rrezikun e mpiksjes”, paralajmëroi mjekja Monika Wassermann.

Siç shpjegoi, “dehidratimi ndikon në përbërësit e gjakut, duke çuar në gjak më të trashë dhe ngjitës që qarkullon ngadalë”. Doktor Wassermann shtoi: “Efekti është kryesisht në zonën e legenit, këmbët, kofshët dhe krahët”.

Hulumtimet mbështesin pretendimet e doktorit. Një studim i botuar në revistën Medicine & Science in Sports & Exercise zbuloi se konsumi i kafeinës gjatë një stërvitje me intensitet të lartë mund të rrisë faktorin e koagulimit në gjakun tuaj, duke e bërë atë më shumë gjasa për të formuar mpiksje.

Në studim, studiuesit shikuan 48 burra, me një moshë mesatare 23 vjeç dhe një indeks normal të masës trupore. Pjesëmarrësit përfunduan dy seanca, një javë larg, në cikle ushtrimesh që u rritën gradualisht në shpejtësi deri në lodhjen e pjesëmarrësve – duke e bërë atë një stërvitje me intensitet të lartë.

Atyre iu dha një placebo pa kafeinë ose një pije me kafeinë paraprakisht, dhe gjaku i tyre u mor para dhe pas, së bashku me raportimin e shenjave vitale.

Ata zbuluan se kafeina rriti ndjeshëm faktorin e koagulimit gjatë stërvitjes, që do të thotë se pjesëmarrësit që kishin pije me kafeinë kishin një faktor rreziku më të lartë kur bëhet fjalë për atë që shkakton mpiksjen e gjakut. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë fare nga kafeina.

Categories
SHENDET

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet ‘Wudy’, AKU ngre alarmin: Mos i konsumoni

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve ‘Wudy’ që shiten në Shqipëri. Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e ‘Listeria monocytogenes STI55’ duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

Lotet me probleme:

Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;

LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;

LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;

LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;

LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;

LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;

LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;

LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;

LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;

LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;

LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.

Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;

LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;

LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;

LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;

LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;

LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;

LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;

LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;

LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;

LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.

Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;

LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;

LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;

LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;

LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;

LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;

LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;

LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;

LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.

Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;

LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;

LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;

LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;

LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;

LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;

LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.

Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;

LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.

SYRI.net

Categories
SHENDET

Cilat janë pesë viruset që mund të shkaktojnë pandeminë e radhës?

CSIRO ka publikuar së fundmi një raport gjithëpërfshirës, se si duhet të përgatitemi për pandemitë e ardhshme. Raporti identifikon 6 fusha kryesore të shkencës dhe teknologjisë, si zhvillimi më i shpejtë i vaksinave dhe prodhimi i vaksinave për të siguruar furnizimin, antiviralët e rinj dhe mënyrat e përdorimit të ilaçeve që kemi tashmë, mënyrat më të mira për diagnostikimin e hershëm të rasteve, analiza e gjenomit dhe shkëmbimi i të dhënave. Ai rekomandon të mësojmë më shumë rreth 5 viruseve që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme.

  1. Koronaviridae

Kjo familje virusesh shkakton Covid-19, Sindromën Respiratore të Lindjes së Mesme (MERS), dhe Sindromën e Rëndë të Fituar të Frymëmarrjes (SARS). Koronaviruset e parë njerëzorë ( 229E dhe OC43) u zbuluan përkatësisht në vitet 1965 dhe 1967.

Ata ishin patogjenë të shkallës së ulët, që shkaktonin vetëm simptoma të lehta të ngjashme me të ftohurin e zakonshëm dhe gastroenteritet. Koronaviridae kanë një gjenom ARN-jeshumë të gjatë, që kodon deri në 30 proteina virale. Vetëm 4 ose 5 gjene krijojnë grimca të virusit infektiv.

Por shumë të tjerë mbështesin sëmundjet nga kjo familje, duke i modifikuar përgjigjet imune. Viruset në këtë familje, pësojnë mutacione në një shkallë të ulët të qëndrueshme. Viruset Koronaviridae janë të përhapura dhe të zakonshme tek lakuriqët e natës. Mutacionet mund të përhapen te gjitarët e tjerë, si macja civet, dhe pastaj tek njerëzit.

  1. Flaviviridae

Shkaktojnë Ethet Denge, Encefalitin japonez, Zika-n dhe Ethet e Nilit Perëndimor. Shpesh këto sëmundje nuk janë kërcënuese për jetën, duke shkaktuar ethe, dhe ndonjëherë skuqje apo ënjtje të nyjeve. Një pjesë e vogël e të infektuarve, preken nga forma e rëndë e infeksionit.

Encefaliti japonez mund të shkaktojë ënjtje të trurit, ndërsa virusi Zika mund të shkaktojë defekte të foshnjës.

Ndërsa të gjitha këto viruse mund të përhapen nga pickimi i mushkonjave, kur flitet për çdo virus individual, jo të gjitha mushkonjat kanë një rrezik të barabartë. Ka lloje kryesore mushkonjash të përfshira në ciklet e transmetimit të virusit të Etheve Denge dhe Zika-s, si Aedes aegypti dhe Aedes albopictus , që mund të gjenden afër vendit ku jetojnë njerëzit. Këto mushkonja gjenden në kontejnerë që mbajnë ujë, bimët e mbushura me ujë dhe vrimat e pemëve.

  1. Ortomiksoviridae

Shkaktojnë gripin e zakonshëm. Virusi i gripit ndahet në disa lloje (A, B dhe rrallë C dhe D). Gripi A klasifikohet më tej në nën–tipe bazuar në variantet e proteinave të hemaglutininës (H) dhe neuraminidazës (N) në sipërfaqen e virusit. Aktualisht, llojet më të zakonshme të gripit tek njerëzit janë A/H1N1 dhe A/H3N2.

Infeksioni zoonotik ndodh kur shtamet e gripit që prekin kryesisht kafshët, kalojnë tek njerëzit. Ndryshimet e mëdha në virusin e gripit, vijnë zakonisht nga kombinimet e reja të viruseve të gripit që prekin zogjtë, derrat dhe njerëzit. Llojet e reja kanë potencialin të shkaktojnë pandemi, pasi ndaj tyre ka pak imunitet para-ekzistues.

  1. Paramiksoviridae

Shkakton sëmundjet e Virusit Nipah dhe Virusit Hendra. Nga këto më të njohurit janë fruthi dhe shytat, si dhe virusi i para-gripit. Në nivel global, fruthi është një sëmundje e rrezikshme për fëmijët e vegjël, sidomos tek ata që janë të keq–ushqyer. Vetëm vaksinat ndaj fruthit kanëshpëtuar 17 milionë jetë midis viteve 2000–2014.

Një grup i paramiksoviruseve është i një rëndësie të veçantë për planifikimin e pandemisë:henipaviruset. Këtu përfshihet Virusi Hendra, Virusi Nipah dhe Virusi i ri Langia (si dhe MEV-1 imagjinar që shfaqet në filmin “Contagion”). Këto janë që të gjitha zoonoza (pra sëmundje që përhapen nga kafshët te njerëzit)

  1. Togaviridae (alfaviruset)

Shkaktojnë Ethet Çikungunia, Ethet e Lumit Ross, Encefalitin dhe Perëndimor Lindor tëKuajve dhe Encefalitin e Kuajve Venezuelas. Shumë lloje mushkonjash luajnë një rol në transmetimin e alfaviruseve, përfshirë dhjetëra lloje që dyshohet se luajnë një rol në përhapjen e Etheve të Lumit Ross./Bota.al