Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
LAJM – Page 2 – BioLajm
Categories
LAJM

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i vajzës shqiptare: Punoja 24 orë, paratë i fshihnim në thasët e miellit

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ishte e ftuar Migena Agaraj për të na rrëfyer jetën e saj, në një kapërcim realitetesh nga Fieri në New York.

Migena na tregoi për jetën, punën atje, sakrificat dhe sfidat ku punonte ditë e natë për të ndihmuar familjen.

“Unë 19 vjeçe kam filluar punë në një “dinner”, si tip baresh të vogla ku mund të konsumosh diçka por pa ndonjë sofistikim të madh që i jep edhe çmimin më të lirë. Aty punohet 24 orë ose nga 7 e mëngjesit deri në 12 të natës. Një mik i familjes, që punonte në kuzhinë, më rekomandon tek menaxheri dhe i kërkon të më ndihmojë. Unë s’kisha as dokumenta, gjuhën nuk e flisja.

Dhe kam filluar punë si hostess, kështu njihen vajzat që rrinë në fillim tek dera dhe ulin klientët. Unë vetëm buzëqeshja dhe qenka armë shumë e fortë kjo. Unë dija vetëm “më ndiqni mua” dhe “një, dy”, kaq! Vetëm “follow me” dija se ma kishin mësuar. Dhe vrisja mendjen pse menaxherja më mori në punë dhe pagesa ishte 7 dollarë në orë.

Mami qante kur sillja paratë sepse thoshte: më punon vajza në lule të rinisë. Kërkoja çdo orar bosh që ishte, dhe punoja dhe orarin më të keq, atë të natës. E pranoja këtë sepse e dija që isha e fundit, kisha nevojë dhe s’kisha ndërtuar akoma besimin tek ata. Mbaj mend që rroga e parë që kam marrë aty ka qëne 189 dollarë. Kishim shumë shpenzime dhe duhet të kursenim. Mbaj mend që edhe ushqimin që na jepnin aty për person, unë e çoja në shtëpi që ta hanim të gjithë bashkë.

Pronarët e këtij “dinnerit” kishin dhe një biznes tjetër të ngjashëm 20 minuta larg dhe kur nuk kishte punë këtu, shkoja atje, punoja katër orë dhe kthehesha em autobus, e kisha 1 orë e gjysmë larg shtëpinë. U regjistrova në një universitet aty në Bronx më pas për të mësuar gjuhën dhe në tre pasdite që kisha të lira fillova punë dhe një pastiçeri, ku merrja 100 dollarë për ato tre ditë

Çdo gjë e shënoja në një fletore dhe paratë i fshihnim në kovat e miellit që kishim në shtëpi, sepse bukën e bënim vetë. Nuk hapnim dot llogari në bankë sepse nuk kishim dokumenta. Ishim vetëm të dyja atëherë, babi erdhi më vonë kur mami morri dokumentat.

Mamin nuk e merrnin në punë, mezi i gjeja punë të vogla. Kam punuar për tre vjet pa një ditë pushimi. Kur mora dokumentat, në diiner mu lutën të qëndroja si kamariere. Ishin shumë mbrojtës ndaj meje dhe më donin shumë.”, u shpreh ajo në Dritare TV/M.K/dritare.net

Categories
LAJM

‘Qef, qef o qerrata’/ I doli emri në listën e dyshuar MEMEX, këngëtari shqiptar zbulon si qwndron e vërteta

Mjaft emra të njohur në fusha të ndryshme ishin pjesë e listës së publikuar MEMEX.

Mes tyre ishte edhe emri dhe foto e këngëtarit popullor, Spartak Xhaferraj.

Pas lajmit ka reaguar vetë këngëtari i cili tregoi se në polici është shoqëruar dy herë, për ndërtim pa leje dhe për një aksident që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja serioze.

“Lajmin ma treguan miqtë, shokët, ma dërgonin. Se kuptoja se ca po ndodhte, vetëm kur pash lajmet që nuk isha vetëm unë. Ishte Spiropali, Gjuzi dhe të tjerë. Si të gjithë shqiptarët, nuk është turp që të shoqërosh për një ndërtim pa leje, apo për një aksident.

Unë po vras mendjen si të marr ndonjë lekë me këtë rast se jam çik keq nga ekonomia. Mendoj se nga ana ligjore më detyrohen, do t’i hedh në gjyq, se ta japin lajmin, po jo ta deformojnë. Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë, që ka punuar në kooperativë, në një fshat të Përmetit. Edhe unë kam emigruar në Greqi, kam një jetë të thjeshtë. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë dhe vitet e fundit kam pasur probleme shëndetësore, konkretisht me zemrën. Fëmijët nga një anë habiteshin, nga ana tjetër thoshin: ‘Babi mos u mërzit’”, u shpreh këngëtari.

Categories
LAJM

EMRAT/ Raportohen të shtëna me armë, plagoset një person

Të shtëna me αrmë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plαgosur një person.

Bëhet me dije se pas një sherri për motive të dobëta Robert Doka, 42-vjeç ka plagosur shtetasin Denik Kuka.

Pas ngjarjes policia e Tiranës ka arrêstuar autorin, ndërsa i i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Categories
LAJM

Ëndrra Amerikane. Ja kur hapet sot dhe si mund të aplikoni për Lotarinë. Njoftimi

Sot nis aplikimi për Lotarinë Amerikane. Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për Programin DV-2024. Aplikimet për lotarinë përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00.

Njoftimi i plotë

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të rifillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Categories
LAJM

Nuk dinte këngën që i kërkuan, fansat i marrin jetën këngëtarit të njohur

Këngëtari turk Onur Sener ka humbur jetën në moshën 45 vjeçare pas një sherri në lokalin ku po performonte, në Ankara. 3 persona të një grupi i kanë kërkuar të këndojë një këngë, mirëpo Sener ka refuzuar pasi nuk e dinte.

Kjo ka çuar fillimisht në një debat verbal mes tyre, reporton “Hurriyetdailynews.com”. Më pas ato janë konfrontuar fizikisht, por stafi dhe klientët e lokalit kanë ndërhyrë. Megjithatë, tre personat nuk e kanë lënë me kaq. Ato e kanë rrahur këngëtarin me shishe qelqi gjatë rrugës për në shtëpi.

Policia ka ndërhyrë, por Sener u plagos rëndë nga copat e xhamit në fyt. Përkundër ndërhyrjeve mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital duke lënë pas gruan dhe vajzën.

Categories
LAJM

Aksident i rëndë në vend/ Makina përplaset me kamionin, pesë persona të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pujkë”, ku një automjet tip “Pasat”, u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin.

Menjëherë ata janë dërguar në spitalin të Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë  më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit

Categories
LAJM

Ujësjellësi Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Merrni masa për ujë në këto dy zona…

Ujësjellës Kanalizime Elbasan njofton qytetarët se për shkak të një avarie që ka ndodhur në linjën e transmetimit të rrjetit të ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në orarin e drekës, në Zonën Veriore dhe Qendrore të qytetit!

📢 ɴᴊᴏꜰᴛɪᴍ!

Në datë 05/10/2022 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në orarin e drekës, në Zonën Veriore dhe Qendrore të qytetit!

Ju lutem merrni masa për të siguruar rezervat ujore të nevojshme.

𝒥𝓊 𝒻𝒶𝓁ℯ𝓃𝒹ℯ𝓇ℴ𝒿𝓂ë 𝓅ë𝓇 𝓂𝒾𝓇ë𝓀𝓊𝓅𝓉𝒾𝓂𝒾𝓃!

#uke

#ujësjellësielbasan💧

Categories
LAJM

Furgoni mbetet tërësisht i shkatërruar nga përplasja e dy kamionëve, zjarrëfikësit habiten nga ajo që shohin kur…

Një 39-vjeçar i quajtur Michael Radford nga Anglia ka pësuar një aksident mjaft të rëndë, ku shpëtimi i tij ishte një mrekulli. Fugoni i tij u shtyp pasi u fut mes dy kamionëve në një aksident të madh në autostradë.

Babai i tre fëmijëve ka treguar se zjarrfikësit mendonin që ai kishte vdêkur pas përplasjes së frikshme.

“Zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë për të më larguar nga automjet, ku më pas më dërguan me helikopter në spital. Unë isha futur në timon, pjesa e përparme e fugonit ishte shtypur plotësisht”, është shprehur Michael Radford.

Michael pësoi thyerje të shtyllës kurrizore, disa brinjë të thyera dhe dëmtime tek një sy.

“Ekipi i zjarrfikësve më thanë se mendonin që kisha vd ekur duke parë fugonin plotësisht të shkatërruar. Kur shikoj fotot pyes veten si jam ende gjallë”, është shprehur ai. Michael me profesionin e inxhinierit është shprehur se është i frikësuar t’i rikthehet sërish punës dhe të ngasë makinë sërish.

Ai nuk do t’i harrojë kurrë orët e dhimbshme që kaloi i bllokuar në fugonin e tij, duke u lutur që t’ia dilte mbanë ndërkohë që ekipi i zjarrfikësve përpiqej ta nxirrnin nga fugoni.

”Ka qenë një makth! Unë jam ende duke u rikuperuar tani, jam duke bërë shumë fizioterapi dhe ende shkoj tek specialisti i shtyllës kurrizore. Ishte traumatike”, ka treguar inxhinieri.

Categories
LAJM

Rehabilitim i rrugëve rurale/ Llatja: Vazhdojmë me intensitet investimet si në fshat edhe në qytet  

Në takimet e shpeshta në qytet, por edhe në Njësitë Administrative, kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja e zonës Desantila Tahiraj, pasi kanë parë nga afër investimet që po kryhen në këtë zone, kanë zhvilluar edhe një bashkëbisedim me banorët e zonës së Shpatit, në Shelcan. Ekipi i  Agjensisë së Shërbimeve Publike po ndërhyn në rehabilitimin e një prej rrugëve kryesore rurale  të atyre fshatrave që ishte degraduar për t’i paraprirë shirave të vjeshtës.

Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë në këtë zonë, por edhe në qytet, kryebashkiaku pohoi se ka ende problematika për t’u zgjidhur, ndërsa shtoi se “me fillimin e shtatorit janë shtuar edhe ritmet e punës nëpër fshatra, qytet dhe lagje. Kemi shumë punë për të bërë, shumë problematika nëpër lagje të ndryshme e sidomos në lagjet e fshatrave të largëta që janë të distancuara nga njëra-tjetra, por ne nuk e kemi ndalur punën, tani po fillojmë më një ritëm tjetër dhe fatmirësisht kemi kohën në favorin tonë, kështu që arrijmë të ecim përpara. Kemi edhe një projekt të madh aktualisht që po zhvillojmë duke nisur nga qendra e më pas drejt fshatrave”.

Duke u ndalur tek projektet aktuale që ka Bashkia, z. Llatja shtoi se “në fokusin tonë këto kohë kanë qenë shkollat, ku 5 shkolla aktualisht po rikonstrukturohen, por vëmendja jonë më e madhe është infrastruktura. Kemi shumë fshatra me halle dhe problemi qëndron tek përhapja e shtëpive, por po mundohemi që t’ju vijmë në ndihmë cdo familjeje.

Kam ardhur shpesh në këtë zonë, Shushicë dhe Shelcan dhe kam vënë re tufat e bagëtive/ dhive dhe më bëhet qejfi që ështe rritur numri i bagëtive, dhe ne po rishikojmë pjesën sesi mund t’ju vijmë në ndihmë me problematikat që keni dhe me subvencionet, si dhe rekomandimet që mund ti kalojmë Ministrisë për skemat e veta, sic eshtë përpunimi i djathit dhe bulmetit ku vitin tjetër mund ti kërkojmë Ministrisë mbështjetje për fermerin për gjithë pjesën e përpunimit të djathit”-pwrfundoi Llatja.

Të pranishëm me banorët e zonës kanë qenë edhe dy shtetas holandezë të cilët prej kohësh jetojnë në Shelcan. Duke falenderuar mikpritjen e banorëve të zonës, shtetasit holandez kanë falenderuar kryebashkiakun Llatja për investimet në këtë zonë.

“I kemi parë nga afër ndërhyrjet që keni kryer gjatë kësaj periudhe që ne qëndrojmë në Shelcan. Na pëlqen gjithcka këtu, kemi 5 muaj që jetojmë në këtë zonë me natyrë të mrekullueshme, dhe po mendojmë që të zhvendosemi përfundimisht këtu”, u shprehën miqtë holandezë.

Categories
LAJM

“Mund të vŗitesha edhe unë”, çfarë tha “Reni i Elbasanit” kur doli nga lokali ku pas gjysmë ore u krye ngjarja rëndë

Në vitin 2020, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi foton ekskluzive të këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, i cili shfaqej në një lokal me baste sportive në Shijak. Bëhet fjalë për 29 Gushtin 2013, kur jashtë kësaj lotoje u vrα Ervin Kërtalli dhe u plagos një tjetër.

Vrαsja ndodhi 30 minuta pasi Reni ishte larguar nga ky lokal në Shijak dhe këngëtari, të cilit sot ende nuk i është gjetur trupi, dyshohej se mund të kishte shërbyer si informator për këtë vrαsje.

Por çfarë thotë nëna e Renit? Në një intervistë për Uniko me gazetarin Spartak Koka, Silvana Hamza kujton se çfarë i ka thënë djali i saj në vitin 2013 kur nga shtëpia pa në televizor se në lokalin ku ai kishte qenë kishte ndodhur një vrαsje.

Spartak Koka: Do t’i rikthehemi edhe njëherë ngjarjes së 2013, kur unë kam treguar fotot herë pas here dhe ju keni fillimisht arritur ta identifikoni djalin tuaj nga ju rrobat e trupit. Më pas kur ju dhashë foton e plotë e identifikuat dhe nga fytyra e fizionomia. A kujtoni ndonjë gjë nga ajo histori, nga ajo ngjarje në kuptimin që djali juaj t’ju ketë rrëfyer për këtë gjë?

Silvana Hamza: Djali thoshte atëherë, po bënte klipin dhe kur ka parë vrαsjen atëherë tha ‘mami unë këtu sa u futa, bleva një lloto, kur kam dalë unë ka ndodhur vrαsja’. U habit çuni shumë. ‘Bo bo mami paska ndodhur vrαsje këtu’, tha. ‘Të kisha qenë brenda edhe mund të vr¡tesha dhe unë aty’, tha. E them këtë me plot bindje se ma ka thënë Renato vetë me gojën e tij.

Spartak Koka: E tha si një formë që edhe ai mund të ishte qëlluar dhe ndaj tij në rast se do kishte qenë brenda?

Silvana Hamza: Po, po. ‘Sikur unë të kisha qenë aty dhe unë do vr¡tesha’, tha. U habit kur e pa te lajmet.

Por nëna e Renit mohon që djali i saj të ketë patur lidhje me grupe kr¡minale.

Spartak Koka: A mendoni se ka ndonjë lidhje dhe ka patur ndonjë lidhje djali juaj me grupe kr¡minale në Shijak, në Durrës, dhe a ka lidhje në bindjen tuaj si nënë me atë që ka ndodhur në datën 29 Gusht 2013?

Silvana Hamza: Absolutisht jo. Djali im atëherë që ka shkuar në Shijak ka bërë vetëm këtë klipin, por nuk e lidhte puna fare me grupet kr¡minale. Djali im ishte punëtor, punonte në lokale nate tallava për bukën e gojës, nuk merrej me grupe kr¡minale. Shokët e vetë i ka pasur të gjithë muzikantë, nuk ka pasur grupe kr¡minale djali. Këtë ta ketë të qartë shteti që nuk është djali im ai që dyshonte shteti për këtë, edhe pse e la në dorë të kr¡minelit. Pse nuk e publikoi foton e djalit në televizor të thonin ky është i dyshuar për këtë vrαsje? Atëherë unë i vë faj shteti për këtë, policisë së Elbasanit që kurrë nuk u mor me çështjen e djalit tim, por e la në dorë të kr¡minelit deri sa arritën e morën dhe e vrαnë një të pafajshëm, një jetim. Në radhë të parë unë bëj vrαsës shtetin pastaj kr¡minelët.

Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli i dënua me bµrg përjetë për një tjetër ngjarje kr¡minale, dhe nga Deniz Xhija.

 

Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrαrë në Shijak në Gusht 2013. Ai u kap javën e kaluar në Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune pasi akuzohet për disa vepra penale. Pamjet e fundit të Renit nën shoqërinë e Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija janë publikuar për herë të parë ekskluzivisht nga emisioni Uniko. /tvklan.al