Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
LAJM – Page 19 – BioLajm
Categories
LAJM

Shkoi pa shenja jete në spital pasi rrezikoi mbytjen. Në Sarandë ndodh sërish mrekullia për 3-vjeçarin,

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës. Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije, sipas Neës 24.

Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë. Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar. Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Categories
LAJM

Shpëtoi motër e vëlla nga mbytja e sigurtë. Vjen reagimi i familjes së Robertit. (Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve)

Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje, FALENDERIME PA FUND! Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.

Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!

Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme. Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.

Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.

Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qënë  vrojtues në atë zonë. Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President  i Federatës së Vrojtuese të plazhit  për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.

Dy adoleshentë  kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.

Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmeŗrohet. Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!  Ata  fillojnë të kërkojnë ndihmë.

Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë,  aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i  ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por ” i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .

Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!

Faleminderit me përultësi  të gjithëve!

Familja.

18.08.2022

Categories
LAJM

Ka dhe humbje jete, stuhia e fŗikshme po bën namin në Europë! Meteorologia tregon nëse do preket Shqipëria.

Një stuhi e fortë po godet Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por a pritet të mbërrijë në Shqipëri. Sinoptikania e MetoAlb, Lajda Porja tha në lidhje direkte për Top Channel se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie.

Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme. Fundjave do të jete e paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës.

Fundjava duhet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë, duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipëria është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore”- tha Porja.

Sa i përket sezonit të plazhit, Porja tha se përveç fillimit të kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më lartë se 32 gradë, plazhi do të vijojë deri në javën e dytë të shtatorit. “Plazhi ka një shkëputje në fillimin e kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më shumë se 32 por mund të bëht plazh edhe në 10 ditshin e parë të shtatorit”- tha sinoptikania.

 

Categories
LAJM

Zbardhet dëshmia mbi ekzekutimin e Madrit Ulqinakut në Elbasan. “Konsumuan 3-4 viza secili”

Horgito Peqini, autori i dyshuar i vŗasjes së Madrit Ulqinakut dy netë më parë në Elbasan është ende në arrati, ndërkohë që policia kapi Eiden Dinon, i cili ishte i pranishëm në momentin e kŗimit. Ky i fundit ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore duke treguar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas dëshmisë së Dinos, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe dŗogë para sherrit me Ulqinakun, i cili u vŗa me një plùmb në kokë prej aŗmës së Horgito Peqinit, vetëm 18 vjeç.

“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë.

Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “.

Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pisťoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi Madritit dhe i qëlloi një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë”, shprehet Dino sipas OraNews.

Deshmia

Pasditen e 17 gushtit, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.

Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online. Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë naŗkotike.

“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë naŗkotike koĸainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pisťoletë mbi divan.

Pasi pimë birrat dhe ĸokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.

Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pisťoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thiĸë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thiĸën apo mos e do ti pisĸoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thiĸën se pisťoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thiĸën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo, informon Ora News.

Vŗasja

Më pas tre të rinjtë kanë dalë dhe kanë marrë rrugën drejt bulevardit.

“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pisťoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi Madritit dhe i qëlloi një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë.”

Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pisťoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direkt…”.

Arratisja

Menjëherë pas kŗimit të tre personat u larguan, në drejtim të rrugicave të pallatit. Policia arriti të aŗrestojë Dimon ndërsa Klaudjan Sallufi dhe Horgito Peqini mbeten në kërkim.

Eiden Dimo është aŗrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e aŗmëve të ftohta”, “pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thiĸë dhe një dorezë metalike”

Prokuroria e qytetit pritet të kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “aŗrest në burg” për Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sellufin, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.

Categories
LAJM

“Ku i gjen lekët për gjithë këtë luks?!”! Nënkomisarja e policisë së Elbasanit e pezulluar sot nga detyra zihet me ndjekësit në komente

Anisa Kostani, nën komisarja në Policinë e Elbasanit nuk do ta mbajë këtë detyrë deri në një moment të dytë, pasi drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano e pezulloi nga detyra pak orë pasi një postim i saj në rrjetet sociale “mori dhenë” dhe bëri xhiron e internetit.

Efektivja e Policisë, ishte bërë e njohur në media pas një interviste ku tregonte se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Ndërkohë në rrjetet sociale, përveç statusit që i kushtoi përkohësisht vendin e punës, ajo ka qenë “aktive” dhe me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar për fotot që publikon, e të tregojë nëse “me rrogë policie e mbulon këtë luks”.

Në fotot më poshtë shihen replikat e Kostanit me një komentues, ku diskutimi mes tyre ka arritur deri tek “m*ti i Dubait”. “Ty s’të ka zënë gjumi duke menduar për lux-in tim?”, i përgjigjet Kostani ndjekësit.

Ndërkohë një tjetër komentues i shkruan: “vendi jot është të shkosh në Dubai të hash m**in e sheikëve”. Kostani nuk ia përton dhe i kthehet: “Sa po e ha pa lekë këtu, shko haje në Dubai më mirë se paske info të sakta”.

Tani besojmë kuptohet nga të gjithë që nga mënyra si iu kthen përgjigje njerëzve, përgjigjet që jep, tregojnë fare mirë se cfarë niveli kemi në policinë tonë.

Categories
LAJM

Shpëtoi vëlla e motër nga mbytja në plazhin e Shëngjinit, heroi ka probleme me frymëmarrjen

Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, në Shëngjin, para disa ditësh. “Ngjarja ka qënë shumë kritike. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epilektike në ujë dhe e motra, që ka qënë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpetojë të dy.

Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes. I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “Vrojtuesit e plazhit”.

Arriti t’i nxjerrë të gjallë në breg të detit, por vetë pësoi dëmtime të mëdha. Ai has vështirësi në frymëmarrje për shkak të lëndimeve në mushkri. “Shmangu një tragjedi që ndoshta do kishte zënë vendin e parë të media nëse do të kishte ndodhur, por falë Zotit Robeti u gjend aty në vendin e duhur”, tregoi më tej Gega.

Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Erditi, shpresonte që të paktën dikush të interesohej për Robertin. Madje ai i tërheq vëmëndjen edhe mediave.

“Janë të rralla rastet kur të rrezikuarit kthehen dhe na falënderojnë, për ndërhyrjen për punën që bëjmë. Vendet e zhvilluara e ushqejnë masën, publikun me këto profesione. Në Shqipëri për fat të keq akoma nuk e kemi këtë kulturë, mediat akoma nuk kanë arritur të kthejnë kursin, ta edukojnë masën publikun, me dashurinë për këto profesione, me respektin që duhet”, tha ai më tej. Në Shqipëri janë rreth 1200 vrojtues plazhi, në ndihmë të pushuesve.