Categories
LAJM

Sherr me thika ne Gramsh. Humb jetën 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku 5 adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë ka vdekur një 15-vjeçari. Bëhet fjalë për Fajton Bicin, i cili u përfshi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh me 4 adoleshentë të tjerë në një konflikt që i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 të miturit e tjerë të shoqëruar.

Categories
LAJM

Dalin rezultatet e para për Bashkinë Elbasan. Rajoni 2 dhe 3 kalon të gjitha pritshmëritë. Mbi 4000 vota plus per Gledian Llatjan

Ka përfunduar procesi zgjedhor në Bashkinë e Elbasanit dhe duke qenë se votimi ka qenë elektronik në këtë bashki, kanë dalë edhe rezultatet e para.

Sipas informacioneve të para rezultati i deritanishëm tregon një epërsi prej 4 mijë votash për Gledian Llatjan.

Ajo që vihet re është se rajoni nr 2, i cili ka qenë bastion i Partisë Demokratike në këto zgjedhje ka humbur dhe fituese ka dalë PS.

Mbi pritshmëritë ka qenë edhe Rajoni nr 3, për të cilin janë befasuar edhe vetë drejtuesit e Partisë Socialiste.

Categories
LAJM

Sali Berisha: Fitojmë shumicën e bashkive, në 14 maj marrim edhe Vlorën e Elbasanin

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se koalicioni opozitar do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në Top Story me Grida Dumën, Berisha tha se kandidatët e PD do të fitojnë bashkitë me peshë, duke përmendur përveç Shkodrës, edhe Elbasanin, Vlorën e Korçën

Fitojmë shumicën e bashkive në 14 maj. Do marrim Shkodrën, Lushnjen, Vlorën, Elbasanin, Korçën. Do e marrim edhe Vlorën.

Ai po përpiqet. Në Dubai po bën pazare, takon Amant Josifin, është 2.2 miliardë ai. E thoshte edhe gazetari i Washington Examiner që këtu ka luajtur edhe Bitcoin. Do të jetë amerika që do të arrestojë Amant Josifin”, u shpreh Berisha.

 

Categories
LAJM

Dështimi i primareve, si u shfry tullumbacja e Luçiano Boçit në Elbasan

Nga:Sokrat Hoxha

Në tentativën për të shënuar një risi në skenën politike dhe marrjen e një avantazhi në përceptimin publik përpara fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike duket se ka shënuar një autogol i cili ka gjasa ti kushtojë rëndë.

Ka pak mundësi që të ketë njeri që nuk arrin ta kuptojë çfarë mund të ketë ndodhur në selinë blu në pak orët që sollën ndryshimin e qëndrimit të kandidatit Ilir Alimehmeti. “Sonte pushojmë! Nesër rifillojmë!” ishte deklarimi i tij i parë referuar betejës së pritshme të balotazheve të pas një jave.

Vetëm pak orë më pas ai deklaroi tërheqjen nga gara duke “tradhëtuar” 2,196 votuesit e tij që jo rastësisht nuk kishin preferuar të zgjidhnin Këlliçin por besuan tek kandidatura e doktorit. Një ngjarje e cila sigurisht pritet që të japë pasojat e veta me votat e munguara nga elektorati gri i kryeqytetit që sërish pa një triumf të politikës tradicionale dhe “vrasje” të garës së brendshme në ato që u quajtën primare.

Rast tjetër flagrant i dështimit të primareve është Bashkia e Elbasanit. Në këtë rast, Partia Demokratike nuk guxoi dot as të bënte një garë mes kandidatësh por ndërhyri intensivisht për të shuar çdo shkëndijë të tillë duke dekurajuar kandidimin dhe imponuar Luçiano Boçin.

Po cila ishte përgjigja e elbasanasve për këtë skemë të imponuar nga Tirana? Ata refuzuan të marrin pjesë në një proces farsë brenda partisë dhe ndëshkuan politikisht të vetmin kandidat, Luçiano Boçin. Kujtojmë se numri dy i demokratëve, në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti të thyente herësin e të fitonte mandatin e deputetit teksa në territorin e Bashkisë Elbasan mori 7,810 vota personale.

Çfarë ndodhi në 4 Dhjetor? Tullumbacja e Boçit u shfry dhe ai përfundoi në vetëm 2,168 vota të deklaruara çka nënkupton një firo me mbi 72% në nivelin e mbështetjes personale. Ajo çka e bën më të rëndë situatën është fakti se në primare nuk morën pjesë vetëm anëtarët e Partisë Demokratike të Elbasanit por edhe simpatizantët e opozitës në tërësi në territorin e bashkisë.

Luçiano Boçi, pa asnjë rival përballë dhe tashmë edhe me mandatin e numrit dy të Partisë Demokratike nuk arriti dot të frymëzojë as 30% të atyre që vetëm një vit më parë i dhanë votën. Duke marrë për bazë faktin se: në referendumin e 18 Dhjetorit 2021 për shkarkimin e Lulzim Bashës votuan 1,250 anëtarë të PD-së Elbasan; në zgjedhjen e Blendi Himçit kryetar lokal Prillin e këtij viti votuan 1,150 anëtarë; ndërsa për rizgjedhjen e Sali Berishës kryetar në 22 Maj rezultuan 1,037 anëtarë votues; rezulton se Boçi nuk ka mundur dot të tërheqë as më shumë se 900 votues simpatizantë përtej strukturave të partisë nga një bashki e cila në total numëron 168,679 zgjedhës.

Arsyet për këtë rezultat të Boçit në Elbasan duket se kanë të bëjnë së pari me faktin se ai garon për herë të dytë për Bashkinë të cilën nuk arriti ta fitonte në vitin 2007 as kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Me pretendimin për të sjellë ndryshim pushteti në këtë bashki, demokratët u dhanë qytetarëve të Elbasanit si ofertë politike kandidatin e 16 viteve më parë. Mjafton ta mendosh se një i ri që voton për herë të parë në 14 Maj, ka qenë vetëm 2 vjeç kur Luçiano Boçi humbte garën për Bashkinë në vitin 2007.

Boçi në sytë e elbasanasve konsiderohet një figurë e konsumuar politike pasi ka vite gjithashtu që është aktiv në skenën politike dhe ka mbajtur postin e deputetit. “Vrasja” e garës së brendshme në parti dhe dështimi i primareve duhet parë padiskutim si një tjetër arsye e cila ka sjellë mungesën e frymës mbështetëse ndaj Boçit dhe opozitës në tërësi në Bashkinë Elbasan çka paralajmëron për një disfatë në zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.

Marre nga GAZETADITA

Categories
LAJM

Gruaja rreh burrin. Policia e aṙreston, gjykata e Elbasanit e dênon me…

Specialistët për Hetimin e Kr¡meve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasen M. S., 45 vjeçe, banuese në Gribë, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dênuar me 8 muaj bµrgim, për veprën pênale “Dhµna në familje”.

Materialet hêtimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Categories
LAJM

Elbasani ka ndezur shpresën për Superligë, organizim shembullorë ndaj Pogradecit

Elbasani ka vetëm një objektiv, ngjitjen në elitë. Takimi i radhës ndaj Pogradecit në transfertë ka ngjallur një interes të madh në radhët e verdhebluve. Tifogrupi “Tigrat Verdheblu” kanë nisur organizimin për të qenë sa më të shumtë në numër ndaj Pogradecit.

Klubi ka vendosur në dispozicion autobuzë falas për të gjithë tifozët që kërkojnë të jenë të pranishëm në këtë përballje. Harmonia që ka mbërthyer klubin pas takimit të parë ku ishin mbi 3 mijë të pranishëm, rikthejnë në memorje kohët e arta dhe sërisht synohet të përsëritet ai sukses. Biletat me çmim “Superlige” prej 500 lekësh nuk do të pengoj aspak elbasanasit për të qenë të shumtë në numër.

Categories
LAJM

EMRI/ Ndërroi jetë në ditën e lindjes, kush është 44-vjeçari që u aksidentua sot, e kaluara kr¡minale

Hektor Psatha është 44-vjeçari që ndërroi jetë sot si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.

Ironia e fatit është se viķtima do të festonte sot ditëlindjen. Hektor Psatha ka qenë emër i njohur për policinë, pasi në të kaluarën ka qenë aṙrestuar për drÓgë dhe prÓstitucion.

Ai ka dalë nga bµrgu rreth dy vjet më parë.

Psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll.

Categories
LAJM

Sokol Balla largohet nga Top Channel? Mesazhi i gazetarit trazon rrjetin: Nëse nuk shihemi, ju uroj…

Në media po përflitet se Sokol Balla do të largohet nga Top Channel. Shkak i të gjitha aludimeve është bërë një deklaratë e vetë Ballës. Në fund të emisionit Top Story, të enjten në darkë, Balla bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë.

Ai tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.

‘Shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në ora 21:00.Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që Sokol Balla ikën në një portal tjetër, unë nuk iki në një emision tjetër, ose më saktë nuk dua të iki pasi konsideroj Topin shtëpinë time. Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që duhet të rrijë jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat’- tha Balla.

Categories
LAJM

A do të kandidojë Gledian Llatja sërish në zgjedhjet e ardhshme. Ja si përgjigjet Kryetari i Bashkisë Elbasan.

Mbrëmjen e djeshme kryetari i bashkisë Elbasan ishte i ftuar në emisionin televiziv De Facto  dhe për më shumë se 30 minuta i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Bruna Kerçyku.

Gledian Llatja ka treguar për projektet e realizuara të bashkisë, por edhe për ato projekte që janë në zbatim apo ende nuk kanë filluar.

Gjithashtu përveç të tjerash Llatja u pyet nëse do të kandidonte sërish në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe përgjigje e tij ishte:

“Ne kemi punë për të bërë. Vendimarrja e kandidimit merret nga strukturat e Partisë Socialiste. Propozohet nga asambleja e Partisë Socialiste, merret nga Kryesia e Partisë Socialiste. Statuti i Partisë ka një sërë procedurash për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Bashkisë Elbasan.

Unë besoj se kam bërë një punë të mirë, i kam ndenjur pranë qytetarëve gjatë gjithë kësaj kohe, kemi nisur projekte zhvillimore për qytetin.

Jo vetëm projekte për zgjidhjen e problematikave infrastrukturore, por për zhvillimin ekonomik total të qytetit, (me automotoparkun, me zonën e re ku disa kompani po kërkojnë për zbulimin e naftës, me zonën industriale, me zhvillime të tjera që po merr qyteti në aspektin bujqësor të tregjeve të përbashkëta, të zhvillimit të kooperativave në zonat bujqësore, për menaxhimin e mbetjeve dhe për të gjithë gjërat e tjera) ne kemi filluar dhe po vazhdojmë një punë të mirë për qytetin dhe qytetarët e Elbasanit, për fëmijët tanë, që të rriten sa më mirë dhe sa më të shëndetshëm.

Categories
LAJM

Aksident i rëndë rrugor në aksin Elbasan-Metalurgji

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji. Sipas informacioneve të para një automjet tip Benz është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë drejtuesi i biçikletës.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka shoqëruar drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit drejtuesin e biçikletës, i cili po merr ndihmën e parë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të zonës industriale të metalurgjisë. Grupi hetimor ka shkuar në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.