Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
KURIOZITETE – BioLajm
Categories
KURIOZITETE

Roja nga Elbasani gjen çantën plot me lek dhe ia kthen pronarit, ajo që i ndodhi më pas e la pa fjalë

Një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit është përballur me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë. Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit.

Pasi i ka rënë rrotull, ka gjetur një çantë me 3 mijë euro brenda në kopshtin para lokalit. Siç duket çantën e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve. Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”. 55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen.

Roja thotë:

E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë. Gjithçka mund të ndodhë. E pashë përsëri dhe u sifurova që ka vetëm para, me kapluan djersët.

Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.

Ai shton i qeshur:

Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit. Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit. Do kisha mbushur një maune me telefona.”

Categories
KURIOZITETE

“Nuk më ka parë kurrë duke performuar në 18 vite në skenë”, aktorja e Portokallisë tregon pengun më të madh të jetës

Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë” është Albana Perhati, të cilën e shohim çdo të dielë për plot 18 vite.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” në lot ajo ka tregoi pengun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.

Top Channel

Categories
KURIOZITETE

“Isha para shfaqjes, nuk dija asgjë”/ Albana Perhati tregon momentin më të vështirë të karrierës: Në telefon më thanë se babi…

Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë” është Albana Perhati, e cila performon prej 18 vitesh pa munguar asnjë të dielë.

E ftuar në “Ftesë në 5” ajo tregoi shumë detaje nga karriera e saj, përfshirë edhe atë privaten.

Albana tregoi se momenti më i vështirë në aktrim ka qenë gjendja e keqe shëndetësore e babait të saj, pak orë para shfaqjes.

“Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Mar një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami smë kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, tha aktorja.

Pavarësisht gjendjes së rënduar emocionale ajo ka dalë në skenë për të performuar.

“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimamtum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, tha Albana.

Categories
KURIOZITETE

Iku pa lajmëruar/ Delinda Disha tregon mesazhin që i dërgoi Turi pas largimit nga “Klanifornia”

Prej vitesh ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’, por tashmë aktorja Delinda Disha ka nisur një aventurë të re, duke ardhur në ekran si moderatore. Këtë sezon Delindën e kemi parë si moderatoren e një emisioni investigativ, konkretisht në emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

Gjatë një interviste të dhënë në “Natë me Aulonën”, Delinda u shpreh se ka marrë shumë reagime për largimin e saj nga “Klanifornia” drejt një emisioni komplet ndryshe.

Gjithashtu moderatorja shtoi se propozimi fillimisht i ka ardhur nga Fjori Dardha, me të cilën zbuloi se kishte njohje më përpara.

Ikja nga “Klanifornia” solli gjithashtu aludime për raportet e saj me aktorët e tjerë të spektaklit të humorit. Duke iu dhënë fund të gjitha dyshimeve, Delinda tha se ruan raporte shumë të mira me ish-kolegët e saj, ndërsa zbuloi edhe mesazhin e fundit me Turjan Hyskën.

“Normalisht që askujt nuk i vjen mirë askujt që dikush të iki nga ekipi. Nëse te Portokallia është stafi me 30-25, në “Klanifornia” ne ishim 10 aktorë dhe ishim goxha të ngushtë. Kishim krijuar atmosferën e një familjeje.

Nuk iu erdhi mirë, por besoj se jeta vazhdon, unë kam raporte të mira. Me Turin, në mesazhet e fundit që kemi komunikuar më tha që Deli më vjen shumë keq por është zgjedhja jote dhe të uroj më të mirën”– zbuloi ajo.

Categories
KURIOZITETE

Pak ditë më u parë u martua/ Armina Mevlani shtatzënë për herë të parë?

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre prej nëntë vitesh me 25 shtator, në një dasmë unike të thjeshtë të cilën çifti e shijuan në maksimum.
Së fundmi, Armina ka udhëtuar drejt Comos së Italisë ku edhe e ka marr propozimin e parë nga partneri, ajo ka postuar për fansat në Instagam një video ku është shfaqur nga vendi magjik.
Por, ajo që kanë vërejtur ndjekësit është që bukuroshja mbante dorën pranë barkut, të cilët më pas aluduan duke e komentuar se mos ndoshta është në pritje të ëmbël, por mbetet të shihet.
Ndryshe, kujtojmë se Shkëlzen është baba I dy fëmijëve nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë.

Categories
KURIOZITETE

Që nga Shpëtim Saraçi, Mira Konçi dhe deri tek Ornela Bregu/ Këta janë të njohurit shqiptarë që hoqën dorë nga fama

Shumë prej njerëzve që na rrethojnë çdo ditë kanë ëndërr të jenë të fashëm ose pjesë e botës së televizionit. Kjo pasi të qenit i famshëm përkthehet shpeshherë si një person i privilegjuar i shoqërsië.

Por të qenit në qendër të vëmendjes nuk është ëndrra e çdo personi që shihni në televizion. Më poshtë do t’ju rikujtojmë disa të famshëm shqiptarë që hoqën dorë nga jeta si “VIP” për një jetë normale.

Ornela Bregu

Ajo ka qenë një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, por Ornela Bregu prej gati 5 vitesh është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ish-moderatorja e disa programeve televizive në “Top Channel”, në fillimet e largimit u komentua se ishte vetëm për pushime në Spanjë, por shumë shpejt u kuptua se do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Ledina Çelo

Nuk ka ditë që të mos dëgjojmë dhe shohim një foto të mamit te bukur Ledina Çelo. Ajo na përditëson me të rejat nga shtëpia e saj dhe fëmijët e mrekullueshëm. Por Ledina Çelo është larguar nga muzika dhe ekrani. Aktualisht Ledina merret me bizneset e bashkëshortit në Gjermani. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë përfundimisht nga muzika:

“Ndihem unë vërtetë në mikrofon. Kur jam në një klub nate ku këndohet “live” dua të kap mikrofonin. Tani këndoj për fëmijët dhe performoj për bashkëshortin”, është shprehur në një intervistë.

Shpëtim Saraci dhe Mira Konçi

Ndonjëherë disa gjëra bëhen për hir të fëmijëve! Kompozitori ynë i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa vitesh të largohen drejt SHBA-së, për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Por vetëm pak vite më vonë, Albeu.com zbuloi lajmin e ndarjes së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit. Kjo e fundit qëndoi ne Amerikë me fëmijët, ndërsa kompozitori u rikthye në vendlindje, sërish në “krye të detyrës” por larg ekranit.

Anjeza Shahini

Suksesi me pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës nuk e shtyu Anjeza Shahinin që të vijonte karrierën e saj në muzikë. Anjeza jeton në Londër pas martesës me anglezin Paul Edëard Conoly. Para pak muajve Anjeza u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Victoria.

Zana Krasniqi

Një nga modelet që bëri jehonë në vendin tonë dhe jo vetëm, Zana Krasniqi, do të mbahet mend gjithmonë për bukurinë e saj. Modelja e cila shpesh është krahasuar me aktoren Angeline Jolie, ka vite që është larguar nga syri i publikut. Pas martesës, duket se bukuroshja shqiptare i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka hequr dorë nga karriera prej modeleje. Aktualisht Zana është nënë e katër fëmijëve.

Categories
KURIOZITETE

Blogerja e njohur shqiptare përfundon në spital në muajin e tetë të shtatzënisë: U detyruam të…

Blogerja e njohur Sara Karaj është përballur me një të papritur në muajin e tetë të shtatzënisë. Mbrëmjen e djeshme asaj i kanë plasur ujërat dhe është shtruar me urgjencë në spital, ku ka kaluar natën në survejim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë blogerja me anë të një postimi në rrjete sociale. Tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në spital deri kur bebi të vijë në jetë.

Postimi i plotë:

Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne.

Pas plasjes së ujërave, u detyruam të kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi.

Nuk e kisha menduar që në javen e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatëzani nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjera që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmerisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera jane ne te njejten situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nese je dhe ti duke kaluar te njejten situate, nuk je vetem ti.

Gjithashtu dua te them qe jam totalisht e befasuar nga i gjithe suporti qe kam marre tek @spitaliamerikan. Kam ardhur ne nje gjendje te rende emocionale, dhe nuk jam me ashtu 50% fale tyre dhe 50% fale familjes time.

Eshte nje postim totalisht i ndjere, sepse realisht nuk e prisja kete suport jo vetem profesional, por edhe emocional nga njerez te tjere perveç familjes time.

Ne jemi mire dhe do vazhdojme te jemi pozitiv dhe ne humor deri kur bebi te na urdheroje! Ju përqafojmë!

Categories
KURIOZITETE

Delinda Disha flet për herë të parë për humbjen e fëmijëve: “U bekuam me dy por fati…”

Delinda Disha ka qenë mbrëmë e ftuar në “Natën me Aulonën” ku ka folur për herë të parë për humbjen e fëmijëve të saj.

“Bashkë me bashkëshortin e donim shumë një fëmijë të dytë dhe u bekuam me dy, por fati donte që mos të realizohej”, u shpreh Delinda.

Aktorja e njohur tregoi se ka qenë një periudhë që i është dashur mbi 1 muaj ta kalojë dhe në po atë kohë ajo kishte edhe një rol në teatër ku luante një grua që kishte humbur fëmijët e saj. 4

Monolugu i asaj vepre sipas Delindës ka qenë më i forti që ka bërë ndonjëherë në jetën e saj.

Aktualisht Delinda Disha prezanton programin “Xhadat” duke lënë kështu Klanifornian programin e humorit ku spikati me rolet e saj.

Categories
KURIOZITETE

“Po u ndave me rusen, unë po të pres”, Fjodora Fjora ka një mesazh për Behxhet Pacollin

Moderatorja Fjodora Fjora bëri si asnjëherë publike lidhjen e saj të dashurisë këtë verë që lam pas. Ajo e nisi me disa foto romantike në rrjetet sociale, por u sigurua që të publkojë vetëm duart e partnerit dhe jo identitetin.

Më pas, Fjodora e konfirmoi lidhjen edhe në një intervistë, duke thënë se personi në foto ishte “një shok i saj”, me të cilin është në periudhë njohjeje.

Së fundmi moderatorja ishte e ftuar në “Opinon” ku tema e diskutimit ishin dasmat dhe traditat.

Fjodora Fjora kujtoi e mahnitur një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë edhe e ftuar, Behxhet Pacolli dhe Ana Oksa.

Në kuadër të diskutimit për dhuratat që çifti jep në një dasmë, e cila është traditë e huaj, Fjora tha se është një përkrahëse e saj dhe mendon që duhet të hyjë edhe në zakonet shqiptare.

Fjodora Fjora: Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksën. Është shumë e rëndësishme, është një nga dasmat më të bukura që unë kam bërë në jetën time dhe i kam thënë vetes që nëse ti nuk martohesh dot kështu, më mirë mos e bëj fare.

Blendi Fevziu: Ti deshe të martoheshe si Baca?

Fjodora Fjora: Po, si Baca. Bac, gjithsesi po ke në mend, gjithsesi…

Blendi Fevziu: Ça i the Bacës se nuk e kuptova?

Fjodora Fjora: I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa. Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksës, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë.

Categories
KURIOZITETE

Zbulohen dy bashkëprezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”! Dy bukuroshet e njohura të skenës. Emrat

Festivali i Këngës Magjike do të vijë pranë publikut me edicionin e tij të 23 këtë vit.

E teksa këngët pjesëmarrëse kanë filluar të prezantohen çdo të diel në “E diela shqiptare”, së fundmi janë zbuluar dy prezantueset të cilat do të jenë në përkrah Ardit Gjebreas në netët finale.

Bëhet fjalë për Eva Muratin dhe Olta Beqirin. “Ardit Gjebrea, Eva Murati dhe Olta Beqiri do të jenë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia!”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit në Instagram.

Kujtojmë që më herët moderatori Ardit Gjebrea ka bërë me dije se festivali këtë vit vjen me risi, ku “Kënga Magjike” do të zgjasë katër net, do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane në paraqitjen e tij dhe artistët e huaj do të jenë në një niveli që nuk ka ndodhur më parë në një garë në vendin tonë.