Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
Renato Haxhiaj – Page 38 – BioLajm
Categories
SHENDET

Ndërhyrje kirurgjikale për t’u dobësuar, 25-vjeçari humb jetën. Mjekët nuk e vunë re që…

Një i ri britanik ka humbur jetën gjatë operacionit për humbje peshe në Turqi, i cili, faktkeqësisht rezultoi fatal. Joe Thornley, nga Derbyshire, East Midlands, donte të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun, por për fat të keq, rezultati nuk ishte ai që pritej.

25-vjeçari vendosi ta bënte operacionin në Stamboll, Turqi, për 3 mijë £, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni privatisht kapte shifrën e 12 mijë £.

Nëna e të riut, Julie, tha për ‘BirminghamLive’ se klinika “dukej një spital i bukur me vlerësime të larta”, ndaj edhe familja nuk pa asnjë arsye që operacioni të shkonte keq.

Por disa ditë pas operacionit, Julie mori një telefonatë nga ‘i ashtuquajturi kirurg’, i cili i tha se Joe kishte vdekur, pasi kishte pasur një atak në zemër gjatë procedurës.

Julie i besoi mjekut derisa ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se i biri kishte vdekur në të vërtetë nga hemorragji e brendshme gjatë operacionit. Por mjekët nuk e kuptuan në kohë që ishte hemorragji.

‘Do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku shkon. Ose mos shko fare. Nuk ia vlen’ – shtoi ajo.

Categories
VIP

Ofertë e majme nga Ben Blushi, Fevziu tregon pse nuk pranoi të largohej nga TV Klan

Blendi Fevziu ishte i ftuar këtë të hënë në një rrëfim ndryshe në ‘ABC e Mëngjesit’. Veç pasionit të udhëtimeve dhe vendeve që ka vizituar këtë verë, Blendi foli edhe për karrierën e gjatë në gazetari dhe, në Tv Klan, me emisionin ‘Opinion’, në veçanti.

Tani që programi i drejtuar prej tij ka hyrë në vitin e 26-të të tij, Fevziu është i bindur se në asnjë ekran tjetër s’do ta gjente veten më mirë. Madje, ai sot rrëfeu edhe për një ofertë që ka marrë nga miku i tij, Ben Blushi, për të drejtuar Top Channel, por që e refuzoi.

“Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshoj dhe nuk besoj që të ndryshoj më.

Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune. Kam gjithmonë bindjen që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qendrojë në një vend, aq më shumë e krijon raportin”, tha Fevziu.

 

Categories
KURIOZITETE

Habit Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe me syze dhe kapele për këtë arsye.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.

Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime.

Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagimer në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.

Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

Categories
LAJM

Edi Rama përzuri diplomatët nga Shqipëria, reagon Irani: iu bashkua komplotit të SHBA-ve dhe Izraelit

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit pas sulmeve kibernetike në vendin tonë, ka sjellë reagimin e qeverisë iraniane. Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama i la vetëm 24 orë kohë ambasadës iraniane për tu larguar nga vendi jonë, duke mbyllur marrdhëniet diplomatike.

Ky vendim i qeverisë shqiptare mori mbështetjen ndërkombëtare.

Por qeveria e Iranit ka reaguar përmes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani, i cili pretendon se akuzat e Shqipërisë janë të pabaza.

Ai tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha ministri iranian.

Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej Ka’nani nënvizoi se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për grupin e MEK dhe “shpreh keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta”.

Categories
SHENDET

Përfitimet shëndetësore të dushit të ftohtë. Praktikojeni çdo mëngjes

Dushi i ftohtë ka shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga ulja e stresit deri te forcimi i sistemit imunitar. Por, a mund t’ju ndihmojë të humbni peshë?

Dushi i ftohtë zvogëlon stresin psikologjik

Një dush i ftohtë ushtron presion në trup. Kjo shkakton një gjendje “ngurtësimi”, dhe më pas çon në një ambientim gradual të sistemit nervor në këtë nivel stresi. Pra, sistemi nervor do të jetë më i pajisur për të përballuar situatën.

Forcon sistemin imunitar

Studimet kanë treguar se një dush i ftohtë rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut në trup që mbrojnë trupin nga sëmundjet. Bëni të paktën 2-3 dushe në javë për të parë rezultate.

Ul simptomat e depresionit

Për ata që vuajnë nga depresioni, dushi i ftohtë mund të “trondisë” trupin dhe të dërgojë impulse elektrike në tru. Uji i ftohtë shkakton rritjen e qartësisë dhe niveleve të energjisë. Gjithashtu, endorfina e çliruar çon në ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë.

Cila është lidhja midis dushit të ftohtë dhe humbjes së peshës?

Ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta inkurajon prodhimin e yndyrës kafe – një lloj specifik i indit dhjamor që prodhon energji duke djegur kalori. Ekspozimi ndaj të ftohtit rrit metabolizmin, sipas shkencëtarëve. Një përfitim tjetër i dushit të ftohtë është reduktimi i inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjes në muskuj.

 

Shumë atletë kanë pretenduar se përdorin banja të ftohta për të shpejtuar kohën e rikuperimit pas stërvitjes.

Si mund të mësohemi gradualisht me ujin e ftohtë?

Filloni me një dush të ftohtë një herë në javë, më pas bëni dy dhe më shumë. Përndryshe, “dushi skocez” i njohur është një zgjidhje shumë e mirë pasi alternimi i ftohtë-nxehtë rrit qarkullimin e gjakut. Një truk tjetër është të ulni gradualisht temperaturën në fund të dushit të zakonshëm të nxehtë dhe më pas të qëndroni nën ujë të ftohtë për dy minuta

Categories
Uncategorized

Ishte viti 1920 kur një familje me 13 fëmijë bën këtë foto, 4 vjet më vonë i ndodhi tragjedia

Çdo numër i fëmijëve në një familje është një sfidë. Kjo familje ka 13 fëmijë dhe megjithatë ia dalin mbanë. Familja Noonan, nga Lawrence, Massachusetts, arriti të rrisë 13 fëmijë në vitin 1920, që edhe për atë kohë ishte një numër mjaft i madh.

Në vitet 1920, familjet u ndalën në rreth gjashtë, shtatë ose tetë fëmijë, siç ishte e zakonshme në shekullin e 19. Megjithatë, kjo ishte koha kur çdo familje kishte mesatarisht 2 fëmijë.

Pra, nuk është për t’u habitur që familja Noonan u bënë aq të famshëm sa shkrimtari i Boston Herald, Leslie Jones Jones shkoi për të fotografuar jetën e tyre të përditshme. Askush nuk e imagjinonte se çfarë do të ndodhte katër vjet më vonë.

Në ditën kur Jones shkoi për të bërë fotot, familja, e cila përbëhet nga 10 vajza, dy djem dhe një fëmijë, gjinia e të cilit nuk dihet, pozoi me mamin dhe babin e tyre, Mabel dhe Morris.

Përveç foshnjës, më e vogla duket se është rreth tre ose katër, dhe vajzat më të mëdha janë ndoshta në adoleshencë. Një nga aktivitetet e përditshme ishte lustrimi i këpucëve.

Familja tregoi se si arrijnë të vendosin 15 persona në një makinë, gjë që është shumë e mahnitshme! Natyrisht, ne nuk inkurajojmë askënd ta provojë këtë sot, pasi kishte shumë më pak makina në ato ditë, kështu që nuk kishte të njëjtin rrezik !

Këto imazhe janë magjepsëse. Ato jo vetëm që tregojnë një pjesë të vërtetë të jetës nga një epokë e shkuar, por duket se tregojnë dashuri dhe lidhje të vërtetë familjare. Kushërinjtë Maralyn Manning dhe John Noonan, janë fëmijët e njërës prej vajzave dhe një prej djemve në foto. Ata deklaruan se Morris ishte një emigrant irlandez që hapi një pijetore në Boston të quajtur “The Morning Glory” dhe gjithashtu punonte në industrinë e tekstilit.

Mjerisht, ata raportuan se gjyshja e tyre, Mabel Noonan, vdiq së bashku me fëmijën më të vogël rreth katër vjet pasi u bënë këto foto, duke e lënë Morrisin të rrisë vetëm 12 fëmijët.

Megjithëse historia e tyre pati një fund tragjik, Maralyn dhe John e bënë të qartë se Morris bëri një punë të shkëlqyer duke rritur familjen e tij!

Ne jemi të nderuar, pothuajse 100 vjet më vonë, të admirojmë imazhet unike të kësaj familjeje magjepsëse dhe të dashur.

Categories
VIP

Aurela Gaçe na tregon se çfarë i ndodhi në një resort në Lezhë. “Për mua, këta janë heronjtë e heshtur”

Këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetet sociale, situatën me të cilën është përballur gjatë pushimeve të kësaj vere teksa ndodhej në Lezhë. Në resortin ku po pushonte është njohur me 2 mësuese të cilat punonin aty gjatë verës si kuzhiniere.

“Këto ditë, ndodhesha në një kompleks të njohur në Lezhë! Teksa isha duke rregulluar diçka në pasqyrë, dy zonja, të veshura me uniformën tipike të stafit të kuzhinës, kaluan aty pranë e meqënëse më njohën, kërkuan të bënin një foto. U afruan me shumë mirësjellje.

Ne, -tha njëra prej tyre- jemi mēsuese me profesion, por gjatë verës, punojmë edhe në kuzhinë. Hoqën përparêsen, bëmë foton e po me mirêsjellje u larguan. Unë foton nuk e kam, e nuk e di nëse ato më ndjekin në rrjetet sociale, por, doja ti falenderoja.

Doja ti falënderoja për njeriun -hero që janë. Tani, shumë shpejt, ato dy mësuese, do të kthehen në profesionin e tyre për tê cilin edhe kanë studiuar. Do të kthehen në detyrën e shenjtë të mesimdhënies.

Eh sa të bukura m’u dukën me përparësen e kapuçin e kuzhinës …. Thashë me vete, lum fëmijët që marrin dije nga njerëz të tillë. Për mua, këta janë heronjtë e heshtur.

Këta nuk bëjnë as zhurmë, as marrin trofera. Por, janë ata heronj që me veprimet e tyre, në heshtje, na tregojnë se ne, jemi të pasur me njerëz të bukur, të pasur shpirtërisht, që duan punën.

Unë dua t’u them “FALEMINDERIT” dy mësueseve. Shembulli personal, është mèsimdhenia më e vlefshme për brezin që rritet. Uroj t’a lexojnë. Nuk arrita t’ja u thosha përballë gjithë mendimet, por dua ta dinë se më sollën shpresë. Po po, shpresë!

Shpresë për nesër. Uroj t’a lexojnē edhe ata që rëndom thonë se s’dinë c’te bëjnë, se s’kanë punë etj etj justifikime prej dembelësh. Ose kur thonë “jashte shtetit punoj unē, por këtu jo”

Kush e do punën, kush e do familjen e vetë, e gjen gjithmonë mundësinë të çojë të ardhura në shtëpi. Të punosh, është krenari 👏👏👏👏”, shkruan Aurela.

Categories
KURIOZITETE

“Është hero!” Gazetari anglez mahnitet nga gjesti i shqiptarit.

Autori dhe gazetari Marc Perry ka ndarë eksperiencën e tij në një autobus të Prishtinës, ku kishte harruar telefonin. Shoferi i autobusit, i quajtur Haki, e ka gjetur telefonin dhe ka bërë rrugë shtesë për t’ia kthyer.

Ndërkohë, Perry thotë se nuk është hera e parë që harron sende, që janë gjetur dhe i janë kthyer nga banorët vendas.

“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në një postim në Twitter.