Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 63

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 73

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 89

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 102

Deprecated: Return type of Requests_Cookie_Jar::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Cookie/Jar.php on line 111

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetExists($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetExists(mixed $offset): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 40

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetGet($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetGet(mixed $offset): mixed, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 51

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetSet($key, $value) should either be compatible with ArrayAccess::offsetSet(mixed $offset, mixed $value): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 68

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::offsetUnset($key) should either be compatible with ArrayAccess::offsetUnset(mixed $offset): void, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 82

Deprecated: Return type of Requests_Utility_CaseInsensitiveDictionary::getIterator() should either be compatible with IteratorAggregate::getIterator(): Traversable, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice in /home/biolpqsy/public_html/wp-includes/Requests/Utility/CaseInsensitiveDictionary.php on line 91
Renato Haxhiaj – Page 2 – BioLajm
Categories
KURIOZITETE

“Isha para shfaqjes, nuk dija asgjë”/ Albana Perhati tregon momentin më të vështirë të karrierës: Në telefon më thanë se babi…

Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë” është Albana Perhati, e cila performon prej 18 vitesh pa munguar asnjë të dielë.

E ftuar në “Ftesë në 5” ajo tregoi shumë detaje nga karriera e saj, përfshirë edhe atë privaten.

Albana tregoi se momenti më i vështirë në aktrim ka qenë gjendja e keqe shëndetësore e babait të saj, pak orë para shfaqjes.

“Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Mar një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami smë kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, tha aktorja.

Pavarësisht gjendjes së rënduar emocionale ajo ka dalë në skenë për të performuar.

“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimamtum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, tha Albana.

Categories
KURIOZITETE

Iku pa lajmëruar/ Delinda Disha tregon mesazhin që i dërgoi Turi pas largimit nga “Klanifornia”

Prej vitesh ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’, por tashmë aktorja Delinda Disha ka nisur një aventurë të re, duke ardhur në ekran si moderatore. Këtë sezon Delindën e kemi parë si moderatoren e një emisioni investigativ, konkretisht në emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

Gjatë një interviste të dhënë në “Natë me Aulonën”, Delinda u shpreh se ka marrë shumë reagime për largimin e saj nga “Klanifornia” drejt një emisioni komplet ndryshe.

Gjithashtu moderatorja shtoi se propozimi fillimisht i ka ardhur nga Fjori Dardha, me të cilën zbuloi se kishte njohje më përpara.

Ikja nga “Klanifornia” solli gjithashtu aludime për raportet e saj me aktorët e tjerë të spektaklit të humorit. Duke iu dhënë fund të gjitha dyshimeve, Delinda tha se ruan raporte shumë të mira me ish-kolegët e saj, ndërsa zbuloi edhe mesazhin e fundit me Turjan Hyskën.

“Normalisht që askujt nuk i vjen mirë askujt që dikush të iki nga ekipi. Nëse te Portokallia është stafi me 30-25, në “Klanifornia” ne ishim 10 aktorë dhe ishim goxha të ngushtë. Kishim krijuar atmosferën e një familjeje.

Nuk iu erdhi mirë, por besoj se jeta vazhdon, unë kam raporte të mira. Me Turin, në mesazhet e fundit që kemi komunikuar më tha që Deli më vjen shumë keq por është zgjedhja jote dhe të uroj më të mirën”– zbuloi ajo.

Categories
KURIOZITETE

Pak ditë më u parë u martua/ Armina Mevlani shtatzënë për herë të parë?

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre prej nëntë vitesh me 25 shtator, në një dasmë unike të thjeshtë të cilën çifti e shijuan në maksimum.
Së fundmi, Armina ka udhëtuar drejt Comos së Italisë ku edhe e ka marr propozimin e parë nga partneri, ajo ka postuar për fansat në Instagam një video ku është shfaqur nga vendi magjik.
Por, ajo që kanë vërejtur ndjekësit është që bukuroshja mbante dorën pranë barkut, të cilët më pas aluduan duke e komentuar se mos ndoshta është në pritje të ëmbël, por mbetet të shihet.
Ndryshe, kujtojmë se Shkëlzen është baba I dy fëmijëve nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë.

Categories
KURIOZITETE

Që nga Shpëtim Saraçi, Mira Konçi dhe deri tek Ornela Bregu/ Këta janë të njohurit shqiptarë që hoqën dorë nga fama

Shumë prej njerëzve që na rrethojnë çdo ditë kanë ëndërr të jenë të fashëm ose pjesë e botës së televizionit. Kjo pasi të qenit i famshëm përkthehet shpeshherë si një person i privilegjuar i shoqërsië.

Por të qenit në qendër të vëmendjes nuk është ëndrra e çdo personi që shihni në televizion. Më poshtë do t’ju rikujtojmë disa të famshëm shqiptarë që hoqën dorë nga jeta si “VIP” për një jetë normale.

Ornela Bregu

Ajo ka qenë një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, por Ornela Bregu prej gati 5 vitesh është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ish-moderatorja e disa programeve televizive në “Top Channel”, në fillimet e largimit u komentua se ishte vetëm për pushime në Spanjë, por shumë shpejt u kuptua se do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Ledina Çelo

Nuk ka ditë që të mos dëgjojmë dhe shohim një foto të mamit te bukur Ledina Çelo. Ajo na përditëson me të rejat nga shtëpia e saj dhe fëmijët e mrekullueshëm. Por Ledina Çelo është larguar nga muzika dhe ekrani. Aktualisht Ledina merret me bizneset e bashkëshortit në Gjermani. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë përfundimisht nga muzika:

“Ndihem unë vërtetë në mikrofon. Kur jam në një klub nate ku këndohet “live” dua të kap mikrofonin. Tani këndoj për fëmijët dhe performoj për bashkëshortin”, është shprehur në një intervistë.

Shpëtim Saraci dhe Mira Konçi

Ndonjëherë disa gjëra bëhen për hir të fëmijëve! Kompozitori ynë i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa vitesh të largohen drejt SHBA-së, për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Por vetëm pak vite më vonë, Albeu.com zbuloi lajmin e ndarjes së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit. Kjo e fundit qëndoi ne Amerikë me fëmijët, ndërsa kompozitori u rikthye në vendlindje, sërish në “krye të detyrës” por larg ekranit.

Anjeza Shahini

Suksesi me pjesëmarrjen në Festivalin Europian të Këngës nuk e shtyu Anjeza Shahinin që të vijonte karrierën e saj në muzikë. Anjeza jeton në Londër pas martesës me anglezin Paul Edëard Conoly. Para pak muajve Anjeza u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Victoria.

Zana Krasniqi

Një nga modelet që bëri jehonë në vendin tonë dhe jo vetëm, Zana Krasniqi, do të mbahet mend gjithmonë për bukurinë e saj. Modelja e cila shpesh është krahasuar me aktoren Angeline Jolie, ka vite që është larguar nga syri i publikut. Pas martesës, duket se bukuroshja shqiptare i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka hequr dorë nga karriera prej modeleje. Aktualisht Zana është nënë e katër fëmijëve.

Categories
KURIOZITETE

Blogerja e njohur shqiptare përfundon në spital në muajin e tetë të shtatzënisë: U detyruam të…

Blogerja e njohur Sara Karaj është përballur me një të papritur në muajin e tetë të shtatzënisë. Mbrëmjen e djeshme asaj i kanë plasur ujërat dhe është shtruar me urgjencë në spital, ku ka kaluar natën në survejim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë blogerja me anë të një postimi në rrjete sociale. Tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në spital deri kur bebi të vijë në jetë.

Postimi i plotë:

Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne.

Pas plasjes së ujërave, u detyruam të kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi.

Nuk e kisha menduar që në javen e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatëzani nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjera që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmerisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera jane ne te njejten situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nese je dhe ti duke kaluar te njejten situate, nuk je vetem ti.

Gjithashtu dua te them qe jam totalisht e befasuar nga i gjithe suporti qe kam marre tek @spitaliamerikan. Kam ardhur ne nje gjendje te rende emocionale, dhe nuk jam me ashtu 50% fale tyre dhe 50% fale familjes time.

Eshte nje postim totalisht i ndjere, sepse realisht nuk e prisja kete suport jo vetem profesional, por edhe emocional nga njerez te tjere perveç familjes time.

Ne jemi mire dhe do vazhdojme te jemi pozitiv dhe ne humor deri kur bebi te na urdheroje! Ju përqafojmë!

Categories
LAJM

Aksident i rëndë rrugor në aksin Elbasan-Metalurgji

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji. Sipas informacioneve të para një automjet tip Benz është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë drejtuesi i biçikletës.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka shoqëruar drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit drejtuesin e biçikletës, i cili po merr ndihmën e parë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të zonës industriale të metalurgjisë. Grupi hetimor ka shkuar në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Categories
LAJM

Humb jetën duke punuar në kantier 40 vjeçari shqiptar

Një ngjarje ka ndodhur në Como të Italisë, ku një 40 vjeçar ka humbur jetën diten e sotme Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari Bardhi Brahimaj, teksa ishte duke punuar për gërmimin e tokës në një kantier ndërtimi, një sasi e madhe dheu i ka rënë sipër.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari humbi jeten. Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër.

Categories
VIP

Shkak i bashkimit të Borës dhe Donaldit, flet për herë të parë Semi Jaupaj!

Pak ditë më parë Donaldi tregoi në “Më ler të flas”, se kishte bërë disa takime me Semin duke i kërkuar që ta pajtonte me Borën. Mbrëmjen e të mërkurës Semi ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”.

Ajo është pyetur nëse Bora dhe Donaldi i kanë blerë këpucët si mblesatare, por Semi ka deklaruar: Kam thënë që nuk do flas më për këtë gjë, të flasin vetë ata tani unë s’flas më.

E mesa duket vetë Semi nuk ka dashur të jap më tej detaje ndonse tani më historia u përket atyre të dyve.

Categories
SHENDET

Pse po përkeqësohen sëmundjet infektive? Studimi i fundit jep përgjigjen.

Ngjarjet ekstreme të motit po kontribuojnë në përkeqësimin e sëmundjeve infektive që prekin njerëzit, sipas një studimi të ri shkencor.

Studiuesit vlerësuan të dhënat mbi shpërthimet e konfirmuara të sëmundjeve dhe zbuluan se 218 nga 375 sëmundjet infektive që prekin njerëzit, si malaria, hantavirusi dhe kolera (58 përqind), po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit.

Studimi hartoi mënyrat se si klima po sëmur njërëzit. Në disa raste, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkaktojnë sëmundje për shkak të përhapjes së brejtësve, mushkonjave dhe disa gjitarëve që favorizojnë lagështinë.

Që nga koha e Hipokratit, mjekësia ka zbuluar një lidhje të sëmundjeve me motin, por ky studim nxjerr në pah gjithashtu se sa të lidhura ngushtë janë shëndeti i njeriut dhe klima, raporton abcneës.al.

“Nëse klima po ndryshon, rreziqet e këtyre sëmundjeve po ndryshojnë me të,” tha autori i studimit Dr. Jonathan Patch, nga Universiteti i Ëisconsin.

“Gjetjet e këtij studimi janë alarmante dhe tregojnë shkallën e efekteve të ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut. Lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të bëhet prioriteti ynë absolut”, tha mjeku Carlos del Rio nga Universiteti Emory.

Ekipi hulumtues e zgjeroi studimin e tij për të vëzhguar të gjitha llojet e sëmundjeve njerëzore, madje edhe ato jo të transmetueshme si astma dhe alergjitë. Mbikyqërësi i studimit, doktor Camilo Mora, tha se pesë vite më parë shtëpia e babait të tij në Kolumbi u përmbyt nga shirat e dendur.

Pak ditë më vonë, Mora, e cila po vizitonte zonën me pushime, u infektua me virusin chikungunya, i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave. Përmbytja në fshatin Mora kishte krijuar kushte ideale për riprodhimin e mushkonjës, bartëse të sëmundjes së rrezikshme. Hulumtimi u publikua në revistën shkencore Nature Climate Change.

Categories
VIP

Artistet bëjnë “xing” me veshjet/ Na vjen keq Beyonce, por Semi e veshi e para. Kujt i shkon më shumë? (Foto)

Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë.

Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha.

Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e entuziasmuar në rrjete sociale.

“Dua të them, unë dhe Beyonce”.

I vetmi detaj që ndryshonte ishin krahët, ku Semi kishte veshur doreza të zeza të gjata, ndërsa Beyonce një pelerinë të gjatë ngjyrë e zezë.

Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i një tjetër stilisteje shqiptare. 40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi.

Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.