Categories
LAJM

Sherri mes grave shqiptare për një burrë, 27-vjeçarja “bën paqe” me vajzën që e plágosi me thikë: E fal se ka fëmijë

27-vjeçarja shqiptare e cila u plágos me thikë nga bashkëkombësja e saj 27-vjeçare në Greqi, ka vendosur ta falë këtë të fundit. Joana, e cila mori plagë thike në bark dhe në shpatull, tha se po e fal 25-vjeçaren, pasi ajo ka dy fëmijë për të rritur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, me 25-vjeçaren që akuzonte Joanën se kishte një lidhje me bashkëshortin e saj.

Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

“Nuk e di pse e bëri këtë, po ta kisha përballë do të kisha folur bukur me të, nuk e di si erdhi dhe më goditi me thikë”, tregoi Joana.

“Unë dhe burri i saj jemi miq. Nuk ishim në një lidhje romantike dhe as nuk e kishim ne plan. Ajo është falur nga unë se ka dy fëmijë”, përfundoi 27-vjeçarja.

E akuzuara është ndaluar përkohësisht, ndërsa akuzohet për tentativë vŗasje dhe shkelje të ligjit për aŗmët. Gjatë pranimit të saj, e akuzuara pretendoi se ajo nuk donte ta vŗiste viĸtimën, por vetëm e kishte sulmuar atë për ta larguar atë nga burri dhe fëmijët e saj.

Ajo është shfaqur e penduar dhe ka deklaruar para hetuesisë se i ka kërkuar falje 27-vjeçares nëpërmjet nënës dhe vëllait të saj që e kanë vizituar në spitalin ku po kurohet.

Categories
LAJM

Në telefonat e “spiunëve” rusë gjenden mesazhe “të dyshimta”, ja çfarë zbuluan hetuesit

Janë zbardhur detaje të reja për 3 shtetasit e huaj që tentuan të futen me forcë në uzinën e aŗmëve në Gramsh. Gjatë procesit hetimor ka rezultuar se në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë zbërthyer aparatet celulare të 2 rusëve dhe ukrainasit, ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes “Telegramit”.

Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë aŗrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Ndërsa në Poliçan, 4 çekë u kapën nga policia. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të fabrikës së aŗmëve. Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Categories
KURIOZITETE

A e dini se cila është fjala më e zakonshme që njerëzit thonë kur flasin në gjumë

Shumë njerëz flasin në gjumë pa e kuptuar, derisa dikush nga mjedisi i tyre ua thotë këtë. Konsiderohet si një fenomen i padëmshëm dhe më së shpeshti ndodh si pasojë e stresit. Shkencëtarët kryen një studim interesant se cila është fjala më e zakonshme që njerëzit thonë teksa flasin në gjumë.

Gjegjësisht, shkencëtarët besojnë se të folurit në ëndërr ndodh gjatë fazës REM të gjumit kur ka më shumë shanse për ëndrra intensive dhe emocionale. Shumica e fjalëve që thuhen gjatë gjumit janë negative dhe madje mjaft vulgare, sipas një studimi francez të botuar në revistën Sleep.

Në një faqe interneti të quajtur Sleep Talk Recorder, njerëzit kanë ngarkuar regjistrime të asaj që thonë ndërsa flenë. Në pothuajse 10 për qind të regjistrimeve kishte fjalë sharje. Por një fjalë i tejkalon të tjerat dhe nuk është një mallkim, por bëhet fjalë për fjalën “Jo”.

 

Categories
LAJM

20 vjeçarja gjendet pa jetë në shtëpinë e saj

Një ngjarje fatale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një vajzë re është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët.

E reja me inicialet T.V, mësohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar. Ende nuk dihen detaje të tjera dhe shkaku pse e reja ka bërë këtë akt.

“Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Categories
SHENDET

Simptomat/Mjekët japin alarmin për gripin e domates, fëmijët janë ata që preken më lehtë.

Deri më tani, 82 fëmijë nën pesë vjeç janë diagnostikuar me gripin e domates që nga maji dhe 26 të rinj të tjerë deri në moshën 10 vjeç dyshohet si të infektuar. Infeksioni mori emrin e domates sepse shkakton një ‘shpërthim’ të flluskave të kuqe të ďhimbshme nëpër trupat e pacientëve që ‘zgjerohen gradualisht në madhësinë e një domate’.

Shumica e pacientëve vuájnë gjithashtu nga temperatura e lartë dhe ďhimbje të forta kyçesh, por janë raportuar gjithashtu lodhje, sëmundje dhe diarre.

Mjekët thonë se është ‘shumë ngjitëse’ dhe kanë fŗikë se mund të përhapet në popullatat e rritura nëse shpërthimi aktual nuk vihet nën kontroll. Ky lloj gripi vjen ndërsa bota ende po përballet me pandeminë Covid dhe një shpërthimi global të lisë së majmunëve.

Sipas mjekëve fëmijët janë në rrezik më të madh të ekspozimit ndaj gripit të domates pasi infeksionet virale janë të zakonshme në këtë grupmoshë dhe përhapja ka të ngjarë të jetë përmes kontaktit të ngushtë.

Fëmijët e vegjël janë gjithashtu të prirur ndaj këtij infeksioni përmes përdorimit të pelenave, prekjes së sipërfaqeve të papastra, si dhe vendosjes së gjërave direkt në gojë. Nëse shpërthimi i gripit të domates tek fëmijët nuk kontrollohet dhe parandalohet, transmetimi mund të çojë në pasoja serioze duke u përhapur edhe tek të rriturit.

Aktualisht nuk ka asnjë test apo trajtim për virusin. Mjekët thonë se të gjithë pacientët duhet të izolohen për pesë deri në shtatë ditë që nga fillimi i simptomave dhe duhet të pushojnë, të pinë shumë lëngje dhe të marrin paracetamol.

Virusi u zbulua për herë të parë në Kollam, Kerala lindore më 6 maj, dhe rasti i fundit ishte më 26 korrik. Infeksionet janë regjistruar në tre pjesë të tjera të Kerala – Anchal, Aryankavu dhe Neduvathur.

Categories
KURIOZITETE

Vëllai nuk mori pjesë në dasmën e të motrës pas kushtit që ajo i vuri

Humbja e dasmës së një personi të dashur nuk është diçka që shumica e njerëzve do ta bënin nëse do të kishin zgjedhjen, por për një burrë ndodhi sepse nuk i kishte mbetur asnjë mundësi tjetër pasi motra e tij zbuloi kushtin që kishte për ditën e e saj të madhe.

Motra nuk donte që e dashura e tij të merrte pjesë në dasmën e saj. Në postimin e tij, burri shpjegoi se së shpejti motra e tij do të martohej me të fejuarin e saj prej 3 vitesh.

Ai po planifikonte të merrte pjesë në dasmë me të dashurën e tij prej gati 11 vitesh, por motra e tij nuk e donte këtë gjë. Ai shkroi: “Motra ime e bëri të qartë se donte një martesë intime me 60 të ftuar dhe meqë e dashura ime nuk është ende gruaja ime, ajo nuk e konsideronte familje.

Duke qenë se ishte dasma e motrës së tij, ai e respektoi vendimin e saj dhe nuk u përgjigj për dasmën derisa ai zbuloi se motra e tij e donte në dasmë, por jo të dashurën.

Vëllai nuk donte të merrte pjesë në dasmë pa të dashurën e tij, kështu që ai refuzoi. Pasi dëgjoi vendimin e vëllait të saj, nusja u mërzit dhe u zemërua.

Ai shkruajti se ajo po qante pasi ai është vëllai i saj i vetëm dhe meqenëse babai nuk është, ai supozohet të jetë personi që e jep tek dhëndri. Duke qenë se burri kishte një rol të rëndësishëm në dasmë, motra e tij kërkoi që ai të shkonte në dasmën e saj, por burri vazhdoi të refuzonte pavarësisht se e dashura e tij i shojegoi se ishte dakort që ai të shkonte pa të.

Pas këtij vendimi, motra ra në kontakt me të dhe e njoftoi se ishte në rregull që e dashura e tij të vinte në dasmë, nëse kjo do të thoshte se ai do të vinte.

Ajo i shkroi një mesazh të ftohtë duke thënë se “Ok, mund ta marrëdh atë” (për të dashurën) Burri nuk donte të prishte dasmën e motrës së tij pasi kishte një rol të rëndësishëm.

Si një opsion, ai e pyeti xhaxhain e tij nëse mund ta përcillte motrën e tij në altar. Pasi dëgjuan për situatën, të gjithë anëtarët e familjes së burrit thanë se ai kishte gabuar që lëndoi motrën e tij. Të tjerë fajësuan nusen që nuk e konsideronte të dashurën e vëllait të saj orej 11 vjetësh si pjesë të familjes.

Categories
LAJM

Në këtë vend ushqehesh mirë dhe lirë, ja sa paguam! Buzë detit dhe në Shqipëri.

Nje nder trendet e ketij sezoni turistik ne Shqiperi ka qene edhe publikimi i faturave te restoranteve te ndryshem ne bregdet. Pjesa derrmuese e tyre ankohen per faturat e fryra nga çmimet teper te larta por edhe per cilesine jo te mire te ushqimeve te sherbyera.

Ne kontrast me to, po ju tregojme se sa shkon nje dreke ne nje prej restoranteve te bregdetit te Fierit, konkretisht ne plazhin e Semanit.

Po te shikosh faturen, vihen re çmime normale, duke patur parasysh se po sherbehen ne bregdet. Nje friture dhe nje sallate frutash deti te dyja te bollshme nga 1.000 leke te reja, 3 makarona me fruta deti nga 500 leke, nje racion peshk 1.000 leke, gjysme litri verë 350 leke, 1 uje 50 leke, nje sallate GJIGANTE 250 leke, 1 cola 150 leke dhe ne total 5.300 leke.

Pra, me nje krahasim te thjeshte duke pare dhe ankesat e shume klienteve ne restorante te ndryshme ne vendin tone, mund te themi me plot gojen se ne bregdetin e Semanit hahet mire dhe lire.

Categories
SHENDET

Mungesa e kësaj vitamine ju bën të harroni se ku i lini gjërat.

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga shenjat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B. Mungesa e vitaminës B jep shenja të caktuara, të cilat mund të ndodhin në formën e lodhjes së fortë ose aftësisë së zvogëluar të shikimit.

Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B, pasi trupi juaj mbështetet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat sjellin oksigjen në organet tuaja. Pa oksigjen të mjaftueshëm në qelizat tuaja, ju do të ndjeheni të lodhur pavarësisht sa gjatë do të flini.

Nëse nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm nga qelizat e kuqe të gjakut, muskujt tuaj do të jenë shumë të dobët dhe nuk do të keni forcë të mjaftueshme as për aktivitete ditore, të tilla si mbajtja e një qese të rëndë normalisht nga supermarketi.

Kujtesa juaj bllokohet më shpesh. Kjo ka shumë të ngjarë të mos jetë shfaqja e demencës së hershme, por niveli i ulët i vitaminës B. Kur një test gjaku zbulon mungesën e vitaminës B, me shtesën e duhur dietike, shenjat fillojnë të largohen.

Mungesa e vitaminës B gjithashtu ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore, e cila shpesh çon në depresion ose ankth.

Categories
LAJM

Luiza Gega kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa. Thyen rekordin botëror

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega u shpall kampione në 3,000 metra me pengesa  me kohën 9’11”31.

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar garën.

Këtë e tregoi duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë. Askush nuk e mbajti ritmin e Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Categories
VIP

Si asnjëherë më parë, Vera Garbocka publikon fotot e rralla të vajzës së saj. Shikoni sa e bukur është

Ndonëse është aktive në rrjetet sociale, Vera Grabocka nuk preferon të postojë shumë mbi jetën e saj private. Pjesa më e madhe e postimeve në profilin e saj në rrjetet sociale kanë lidhje me emisionet që ajo relalizon. Grabocka së bashku me partnerin e saj Timo Flloko, janë prindër të një vajze Lindës, të cilën regjisorja preferon ta postojë rrallë në rrjetet sociale.

Por së fundmi ajo ka bërë një përjashtim, duke publikuar në Instagram një foto-album me vajzën e saj dhe këngëtaren Arilena Ara.

Linda, vajza e vetme e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos jeton jashtë, dhe me sa duket është takuar me Arilena Arën në Kaliforni. Bie në sy Linda me shtatlartësinë e saj dhe tiparet e një vajze shumë të bukur, që i ngjan shumë Verës.

Ajo tashmë është nënë, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur lidhi kurorë në vitin 2008 në Jeruzalem me bashkëshortin e saj Ilan Gorodezky.