Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ka komentuar së fundmi moderatoret e programit, Bora Zemanin e cila tashmë nuk është më në prezantim dhe është zëvendësuar nga Ori Nebiaj.
E ftuar në emisionin “Breaking” Ritvana foli, ashtu siç tha ajo, me filtra. Kjo pasi ajo u shpreh se edhe Bora edhe Ori janë shumë origjinale dhe secila e bën moderimin e “Për’puthen” në mënyrën e vet.
Veçanërisht ajo vlerësoi moderatoren aktuale të emisionit për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd.
“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra.
Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet.
Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut.
Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me sakënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”- tha Ritvana.