Categories
LAJM

Aksident i rëndë në vend/ Makina përplaset me kamionin, pesë persona të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pujkë”, ku një automjet tip “Pasat”, u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin.

Menjëherë ata janë dërguar në spitalin të Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë  më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit