Categories
VIP

Bora dhe Donaldi gati për një bashkëjetesë të dytë dhe për një biznes së bashku, detajet e jetës së re të çiftit të famshëm

Merr fund loja e Borës dhe Donaldit, moderatorja ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në “Instagram”, duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.

Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos. Çifti shihet në studion e “Më lër të flas”, ku ishte e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj.

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival” më pas, moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social ‘Instagram’.

Prej muajsh çifti ishte ribashkuar, por duket se kishin vendosur ta jetonin në fshehtësi të madhe këtë lidhje, duke preferuar mos të dalin publikisht por axhenda e tyre mediatike i ka bërë që ta pranojnë këtë raport, duke shtuar kështu fansat e tyre që prej muajsh i prisnin.

Por duket se ribashkimi nuk do të mjaftohet vetëm me foto dhe fjalë të ëmbla në emision Bora dhe Donaldi e kanë marrë shumë seriozisht këtë herë marrëdhënien e tyre, duke e shtrirë edhe në biznes.

Bëhet me dije se dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë një linjë të re biznesi. Bora e ka linjën e saj të veshjeve sportive, ndërkohë që bashkë me Donaldin do të lançojnë një tjetër linjë.

Aktualisht të dy po merren ende me skicimin e gjithçkaje dhe pritet që çifti të ketë të reja nga biznesi në nisje të vitit të ardhshëm, të ndikuar nga popullariteti i madh që dyshja ka, ata po përpiqen ta përdorin famën e tyre edhe për biznes, duke e shndërruar edhe një histori fitimprurëse, veçse të bukur për sytë e publikut.

Bora duket se ka marrë në dorë marrëdhënien e rindërtuar me Donaldin dhe tashmë ata duken sërish gati për të bashkëjetuar por duket se këtë herë çifti do të shikojë edhe për një shtëpi tjetër, në këtë mënyrë, ata lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 3-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.

Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur, duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Për të treguar reagimet e rrjetit kur dyshja publikoi foton e parë së bashku që pas ribashkimit, mjafton të themi se postimi ka marrë rreth 7 mijë komente. Mes tyre nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave që kanë treguar mbështetjen apo pëlqimin me ‘likes’ apo komente./Panorama/