Categories
LAJM

Furgoni mbetet tërësisht i shkatërruar nga përplasja e dy kamionëve, zjarrëfikësit habiten nga ajo që shohin kur…

Një 39-vjeçar i quajtur Michael Radford nga Anglia ka pësuar një aksident mjaft të rëndë, ku shpëtimi i tij ishte një mrekulli. Fugoni i tij u shtyp pasi u fut mes dy kamionëve në një aksident të madh në autostradë.

Babai i tre fëmijëve ka treguar se zjarrfikësit mendonin që ai kishte vdêkur pas përplasjes së frikshme.

“Zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë për të më larguar nga automjet, ku më pas më dërguan me helikopter në spital. Unë isha futur në timon, pjesa e përparme e fugonit ishte shtypur plotësisht”, është shprehur Michael Radford.

Michael pësoi thyerje të shtyllës kurrizore, disa brinjë të thyera dhe dëmtime tek një sy.

“Ekipi i zjarrfikësve më thanë se mendonin që kisha vd ekur duke parë fugonin plotësisht të shkatërruar. Kur shikoj fotot pyes veten si jam ende gjallë”, është shprehur ai. Michael me profesionin e inxhinierit është shprehur se është i frikësuar t’i rikthehet sërish punës dhe të ngasë makinë sërish.

Ai nuk do t’i harrojë kurrë orët e dhimbshme që kaloi i bllokuar në fugonin e tij, duke u lutur që t’ia dilte mbanë ndërkohë që ekipi i zjarrfikësve përpiqej ta nxirrnin nga fugoni.

”Ka qenë një makth! Unë jam ende duke u rikuperuar tani, jam duke bërë shumë fizioterapi dhe ende shkoj tek specialisti i shtyllës kurrizore. Ishte traumatike”, ka treguar inxhinieri.