Categories
LAJM

Shoferi në Librazhd harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni përfundon në…(Foto)

Një furgon është përplasur me një market në Librazhd pasi shoferi i tij ishte larguar nga mjeti dhe kishte harruar të vërë në përdorim frenat e dorës.

Shoferi kishte dalë nga furgoni për të pyetur për furnizimin me mall të dyqanit, ndërsa kishte lënë të ndezur mjetin.

Për pasojë ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme dyqani i shtetasit Aqif Dauti.

Nuk raportohet për persona të lënduar.