Myftinia Elbasan njofton besimtarët dhe besimtaret për vizitën e Imamit të Qabes Sheikh Abdullah Aëad Al- Juhany. Shkëlqesia e tij do të marrë pjesë në faljen e namazit të akshamit në Xhaminë e Ballies sot më datë 3 tetor.(ora 18:25)
Gjithashtu Imami i nderuar do të mbajë një ligjëratë për besimtarët dhe dashamirësit e fesë së bukur islame.
Shkëlqesia e Tij Sheikh Abdullah Aëad Al- Juhany ndodhet për një vizitë në Shqipëri me ftesë të Kryetarit të KMSH-së H. Bujar Spahiu.
Myftinia Elbasan falenderon ambasadën e Arabisë Saudite në Shqipëri dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar që bëri të mundur vizitën e këtij personaliteti fetar të botës islame në qytetin e Elbasanit.