Categories
KURIOZITETE

Sa shumë janë rritur! Xhemi Shehu pas kaq shumë kohësh poston fotë të çunave dhe neve na ngelën sytë tek ata

Pas një periudhe të gjatë larg ekranit, Xhemi Shehu u kthye në “Portokalli”, në atë që e ka cilësuar si shtëpinë e saj të dytë. Gjatë kësaj periudhe Xhemin e kemi parë vazhdimisht aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, ku dje si për çudi ka ndarë edhe dy foto të djemve të saj: Gabriel dhe Martin, të cilët i janë gëzuar rrezeve të ngrohta të këtij fillim tetori.

Ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg medieve sociale, Xhemi u shpreh: “Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend.

Më semureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”.

Më tej ajo tha se nuk i kupton rrjetet sociale dhe ka një raport të keq me postimet. “Më duket absurde, shumë kot. Nxjerr një foto të bukur, vijojnë komentet, e morëm vesh. Po pastaj? Të postoj se çfarë ha nuk më duket tërheqëse. Nuk më pëlqen. E kam mbyllur Instagramin tre herë, kjo është hera e katërt që e kam hapur. Dhe e mbaj vetëm për punë”.-përfundoi Xhemi.