Categories
LAJM

Vajza e Pjerin Xhuvanit reagon për herë të parë pas publikimit dhe shpërndarjes së pamjeve nga vrαsja e të atit. Kërkon që të merren masat për…

Vajza e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar nëpërmjet avokates së saj, Rezarta Tahiraj, një hetim për publikimin e videove të vrαsjes së të atit.

Në një komunikatë për shtyp, avokatja Tahiri thotë se vajza e viktİmës, Evangjeli Xhuvani, i ka “kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që të hetojë për të verifikuar se kush ka shkelur detyrimin e sekretit duke e bërë publike shpërndarjen e filmimeve ndërkohë që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.”

Po ashtu, kallëzimi i saj ka qëllim të pengojë shpërndarjen e mëtejshme të këtyre filmimeve, pasi kjo situatë i “ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrαrë pavarësisht pranisë të shumë policëve.”

Komunikata:

Një hetim gjyqësor për tu filluar me urgjencë është kërkuar nga Avokate Rezarta Tahiraj në Prokurorinë Elbasan për publikimin e disa videove të vrαsjes së Pjerin Xhuvani. Avokate Rezarta Tahiraj, që në seancën paraprake që i përket kësaj vrαsjeje është Palë Civile duke përfaqësuar të drejtat e vajzës së viktİmës, Evangjeli Xhuvani, me kallëzimin për ndjekje penale i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që të hetojë për të verifikuar se kush ka shkelur detyrimin e sekretit duke e bërë publike shpërndarjen e filmimeve ndërkohë që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.

Avokate Rezarta Tahiraj, evidenton se kallëzimi i saj nuk ka për qëllim vetëm që të identifikojë autorët e kësaj vepre penale por edhe të pengojë shpërndarjen e mëtejshme të këtyre filmimeve. “Ato imazhe të vrαsjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime – bën të ditur Avokate Rezarta Tahiraj duke ju referuar vajzës së viktİmës – dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrαrë pavarësisht pranisë të shumë policëve”.Në kallëzimin e saj avokate Tahiraj i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse krahas videove janë shkelur me shpërndarjen, dokumenta të tjera të fashikullit gjyqësor në përdorim në seancën paraprake. Tahiraj ka kërkuar ndër të tjera që Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të verifikojë nëse shpërndarja e këtij dokumentacioni gjyqësor të ketë ndodhur në mënyrë të qëllimshme dhe me çfarë qëllimesh ose për neglizhencë ose pakujdesi të atij që kishte detyrën dhe detyrimin për të mbrojtur posedimin, ruajtjen dhe konfidencialitetin.