Categories
LAJM

Merrnin inerte nga lumi Shkumbin, vihen në pŗanga 2 persona në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkumbini”, në vijim të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kŗimeve mjedisore. Merrnin në mënyrë të kundërligjshme, inerte nga shtrati i lumit Shkumbin, vihen në pŗanga administratori i një subjekti privat dhe drejtuesi i ekskavatorit.

Sekuestrohen kamioni që drejtonte administratori, i ngarkuar me inerte dhe ekskavatori. Të dy mjetet shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

-D. B., 48 vjeç, administrator i një subjekti privat (drejtues i kamionit) dhe F. P., 40 vjeç, drejtues i ekskavatorit, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke gërryer shtratin e lumit Shkumbin dhe duke marrë inerte në mënyrë të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ekskavatori dhe kamioni i ngarkuar me inerte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi pronës me mjete të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë kŗime mjedisore, si: gërryerje të shtratit të lumenjve, ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çfarëdo kŗimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.