Mbrëmjen e djeshme kryetari i bashkisë Elbasan ishte i ftuar në emisionin televiziv De Facto dhe për më shumë se 30 minuta i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Bruna Kerçyku.
Gledian Llatja ka treguar për projektet e realizuara të bashkisë, por edhe për ato projekte që janë në zbatim apo ende nuk kanë filluar.
Gjithashtu përveç të tjerash Llatja u pyet nëse do të kandidonte sërish në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe përgjigje e tij ishte:
“Ne kemi punë për të bërë. Vendimarrja e kandidimit merret nga strukturat e Partisë Socialiste. Propozohet nga asambleja e Partisë Socialiste, merret nga Kryesia e Partisë Socialiste. Statuti i Partisë ka një sërë procedurash për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Bashkisë Elbasan.
Unë besoj se kam bërë një punë të mirë, i kam ndenjur pranë qytetarëve gjatë gjithë kësaj kohe, kemi nisur projekte zhvillimore për qytetin.
Jo vetëm projekte për zgjidhjen e problematikave infrastrukturore, por për zhvillimin ekonomik total të qytetit, (me automotoparkun, me zonën e re ku disa kompani po kërkojnë për zbulimin e naftës, me zonën industriale, me zhvillime të tjera që po merr qyteti në aspektin bujqësor të tregjeve të përbashkëta, të zhvillimit të kooperativave në zonat bujqësore, për menaxhimin e mbetjeve dhe për të gjithë gjërat e tjera) ne kemi filluar dhe po vazhdojmë një punë të mirë për qytetin dhe qytetarët e Elbasanit, për fëmijët tanë, që të rriten sa më mirë dhe sa më të shëndetshëm.