Kryeminstri i vendit Edi Rama gjatë fjalimit në forumin me temë për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese”, është ndalur edhe tek bashkia e Elbasanit, duke e vënë theksin tek evitimi i ndotjes si dhe menaxhimi i mbetjeve në këtë qytet.
Ai tha se “problemi i menaxhimit të mbetjeve ështe një problematikë që kemi kohë që merremi, dhe i kemi kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme, sidomos qysh nga dita e parë e mandatit të tretë. Bazat e vendosura janë pozitive, por nga ana tjetër nevoja për të ecur shumë më shpejt përpara është realisht ters. Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që ne kur nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri 50 përqind e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujrat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara, dhe faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, banorët e Elbasanit apo të Fierit, ku sot situata është absolutisht tjetër. Besoj e kujtojnë akoma se cfarë ndodhte në zonat e tyre me malet e plehrave që sillnin në cdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik në fund të ditës. Gjirokastra dhe Elbasani, dhe Elbasani jo thjesht për faktin që falë impiantit të ndërtuar atje hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave pak hapa nga qyteti, dhe iku dhe reja e zezë e tymit të djegies së tyre të përditshme, por edhe falë një organizimi dhe një shtrirje të shërbimit të të gjithë territorin e bashkisë, përtej zonës urbane”- përfundoi Rama.