Akademia e Futbollit Elbasani starton kampionatin e Kategorisë së Dytë këtë të dielë, teksa përballë do të ketë ekipin e AF Luftëtari. Verdheblutë do të luajnë këtë takim hapës në shtëpinë e tyre, i cili do të zhvillohet në orën 14:00.
Për të pasur mbështetjen e sa më shumë sportedashësve, klubi ka vendosur çmime simbolike për këtë përballje, teksa variojnë nga 100, deri neë 300 lekë të reja në tribunë.
Biletat do te shiten ditën e dielëe në ambientet e stadiumit. Mbështetja nga ana e tifozerisë pritet të jetë e madhe, gjë që është vënë re edhe në takimet miqësore. Elbasanasit vijnë këtë kampionat si skuadra kampione e Kategorisë se Tretë dhe synojnë që sezonin e ardhshëm të ngjiten në të Parën.