Categories
LAJM

I riu nga Elbasani vrαu mësuesen britanike, babai i tij udhëton drejt Londrës për ta takuar por zhgënjehet kur…

71-vjeçari Bashkim Selamaj, ka udhëtuar për herë të dytë drejt bµrgut ku djali i tij vuan dënimin për t’i kërkuar atij të tregojë se përse e ka bërë vrαsjen, por ky i fundit ka refuzuar të dalë nga qelia për të takuar babain.

BRITANI– Babai i vrasësit të Sabina Nessa i është lutur djalit të tij të rrëfejë se përse e kreu vrasjen.

“The Mirror”, shkruan se i ati i të dënuarit, 71-vjeçari Bashkim Selamaj, ka udhëtuar për herë të dytë drejt  bµrgut ku djali i tij vuan dënimin për t’i kërkuar atij të tregojë se përse e ka bërë vrαsjen, por ky i fundit ka refuzuar të dalë nga qelia për të takuar babain.

I moshuari ka treguar se djalit i ka ardhur turp ndaj nuk doli ta takonte.

“Koçi ka karakter të fortë. Ai e ka kuptuar se çfarë ka bërë dhe i vjen turp nga vetja. Turpi e bën atë mos të më takojë mua apo motrën e tij, e cila gjithashtu ka tentuar ta takojë. Ai nuk do të më thotë se pse e vrαu atë vajzë. Unë dua ta dëgjoj nga ai se pse e bëri”, është shprehur i ati i të dënuarit.

Babai i të dënuarit shprehet se vrasja e 28-vjeçares ka shkaktuar një trαgjedi të madhe në familjen e tij. Ai thotë se ndien dhimbje për vdαkjen e mësueses së re, e po ashtu për djalin e tij, i cili nuk dëshiron ta takojë që prej 12 muajsh.

“Vrαsja e Sabinës ka qenë një trαgjedi për familjen e saj. Ne akoma nuk e besojmë se si djali jonë u përfshi në vrαsjen e saj. Çfarë ndodhi vitin e kaluar ka shkaktuar një tjetër trαgjedi në familjen tonë. Unë jam i moshuar, vuaj nga sëmundje të shumta dhe jam operuar në kokë disa vite më parë. Ndiej dhimbje të thellë që Sabina humbi jetën dhe po ashtu ndiej dhimbje për djalin tim i cili ka 12 muaj që nuk do të flasë me ne. I kam dërguar shumë letra, por s’më është përgjigjur. Kam shkuar dy herë në Londër. Kam shkuar dy herë në Belmarsh. Në të dyja herët ishte e njëjta histori. Rojet i kërkuan të dilte të më takonte. Të dyja herët ka refuzuar”, është shprehur i ati i të dënuarit.

Në shtator të vitit 2021 në Britani, kur 28-vjeçarja Sabina Nessa u gjet e vrαrë në lindje të Londrës. Në trupin e saj u gjetën shenja dhµne dhe mbytjeje. Për vrαsjen e 28-vjeçares është dënuar me bµrgim të përjetshëm Koçi Selamaj.

/Burimi: The Mirror