Categories
KURIOZITETE

Meraku i të gjithë shqiptarëve/ Sa lekë u hodhën në dasmë? Ja se si përgjigjet Armina

Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlani ishte dasma me e komentuar e këtij viti ku të gjithë ishin kurioz për detajet që ndodhën aty.

Armina në ‘Goca dhe Gra’ ka treguar çdo gjë rreth dasmës ku ka folur dhe për paratë. E ngacmuar nga gazetaret në studio nëse dasma i ka nxjerrë shpenzimet e veta, Armina tha se ende s’i ka hapur zarfet.

“Kanë kaluar vetëm tri ditë dhe unë s’ka arritur akoma zarfet…Mirë që duhen hapur avash-avash edhe dhuratat por nuk më latë kohë. Dasma të dielën ubë, të hënën mora veten. Sot e mërkurë jam në emission, kur do t’i kisha bërë. Zarfet i kishim rregulluar të ishin në një kuti në hyrje. Ka pasur shumë forma bashkëpunimi. Tani le të themi që e nxori veten…”, tha ajo.