Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali, tha se pjatat që u përdorën për servirje në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk ishin plastike, ashtu siç u përfol në mediat.
I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanias’ në Euronews Albania, ai tha se në ambientet e tij, aty ku u zhvillua dhe dasma, nuk përdoret fare plastika.
“Në fillim bashkë me Arminën e Shkëlzenin kishim menduar për një koktej, dhe gjëja më e mirë e më e përshtatshme ishte kjo e banketit e servirur në racione të vogla. Pjatat ishin të riciklueshme. Në ambientet e mia nuk përdoret fare plastikë dhe asgjë që dëmton ambientin”- tha Gjipali.
Po ashtu, edhe Armanda Peza tha se pjatat ishin bambu, që janë lehtësisht të riciklueshme.
“Pjatat nuk ishin plastike, janë bambu dhe është përzgjedhje e shijes. Çifti e kishte kusht që duhet të kishte produkte shqiptare, verë shqiptare. Mënyra e servirjes. Bambuja është e riciklueshme”- tha Peza.