Categories
LAJM

Elbasan/ U aksidentua mbrëmë nga 51-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e policit

Ferdinant Brahja, polici i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve te fundit, polici ndodhet i intubuar, ndërkohë që ka dy këmbë të thyera dhe dëmtime në trup dhe kokë.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, ndërsa Ferdinand Bahja ishte duke trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga në këtë aks.

Në prαngat e policisë ka rënë një 51-vjeçare, drejtuese e mjetit.