Categories
VIP

Cindy Marina tregon për lidhjen e dashurisë me djalin e Jozefina Topallit dhe s’mund të ishte më romantike se kaq

Cindy Marina, një nga vajzat më të ëmbla të ekranit, është bërë së fundi pjesë e kastit të ‘Dance Albania’, në Tv  Klan. Modelja e suksesshme e shumë markave të njohura, brenda dhe jashtë vendit, tashmë është duke provuar veten në një sfidë të re, të cilën po e shijon shumë që në javët e para.

Ish- Miss Albania që në natën e pare arriti të merrte kupën e mbrëmjes për kërcimin elegant që i dha më shumë pikë nga juria.

Cindy ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku tregoi më tepër rreth kësaj eksperience të re dhe po ashtu foli pak më shumë për lidhjen e dashurisë me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Ajo tha se nuk e mendonte kurrë që do lidhej me një shiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

“Kur vjen ky momenti i lidhjes, gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time, se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krah, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë ‘pse jo’. Është gjithmonë mbështetës…

Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë”.