Categories
VIP

Vetëm krehëri i bën 2 mijë euro, moderatores shqiptare i ka mbetur hatri me Eros Grezdën: Frikacak, bëhu burrë.

Erjola Doci është një nga moderatoret e rubrikave të shumta në “E diell” në Top Channel, pjesëmarrëse edhe në sezonin e parë në “Kepi i Tundimeve”. Në një nga rubrikat e sotme në “E Diell”, Erjola përmendi emrin e ish-lojtarit të Shqipërisë, Eros Grezda dhe e quajti atë frikacak.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!”- tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”

Teksa për jetën private të Erjolës nuk dihet asgjë, futbollisti aludohet prej kohësh se është hedhur në krahët e një modeleje. spanjolle.

Eriola është bërë e njohur shumë për deklaratat e saj, ku më pikantja është ajo që ka një krehër 2 mijë euro, që bëri xhiron e portaleve.

Ndërsa Grezda përsa i përket jetës private ka filluar të jetë hermetik duke qenë se lidhja e tij e mëparshme me Oriola Marashin ishte cdo ditë në qendër të mediave rozë.