Një 69 vjecar është gjetur i pajetë në ujërat e Shkumbinit. I moshuari rezultonte i humbur 1 ditë më parë nga familjarët dhe sot polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij, pranë fshatit Mjekës.
Njoftimi i policise:
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.