Categories
LAJM

Elbasan/ Vijon atashimi i mjekëve të rinj në spitalin publik rajonal

Në kuadër të atashimit të 100 mjekëve specializantë, në Elbasan janë atashuar 5 mjekë, 2 prej të cilëve pediatër, një mjeke kardiologe, imazheriste, si edhe mjekë të tjerë të rinj të cilët janë punësuar tashmë në spitalin Rajonal të Elbasanit. Nga spitali i ri pediatrik që ofron kushtë bashkëkohore shëndetësore, prezantimin e mjekëve të rinj, e ka bërë vetë Ministria e Shëndetësise Ogerta Manastirliu e cila ka qenë e shoqëruar nga kryebashkiaku Gledian Llatja.

Duke falenderuar stafin mjekësor të spitalit Rajonal të Elbasanit, ministrja ka preferuar të dëgjojë vetë mjekët e rinj, se si janë mirëpritur nga kolegët e tyre, por edhe për kushtet të spitalit publik. Nga ana e tyre mjekët e rinj kanë shprehur mirënjohjen e bashkëpunimit që i është dhënë nga stafi mjekësor që ditën e parë të punës së tyre. Ndërsa edhe sa i takon aparaturave dixhitale dhe bashkëkohore, mjekët e rinj shprehen se i lehtëson shumë punën e përditshme.

Nga ana e saj ministrja Manastirliu premtoi se “në Elbasan do të forcojmë edhe shërbimin e ortopedisë, ku në buxhetin e vitit 2023 ne do të fuqizojmë shërbimet e ortopedisë, sidomos në ato spitale ku janë atashuar mjekë të rinj” . Për kryebashkiakun ardhja e mjekëve të rinj është një fat për Elbasanin, pasi sipas tij, “i kemi të gjitha kushtet, jemi me fat sepse kemi edhe infrastrukturën por edhe mjekët e rinj, dhe kjo ka ardhur falë mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë”.

Kjo e fundit nga ana e saj vlerësoi punën e mjekëve ekzistues në spitalin rajonal publik, duke premtuar në veçanti mjekët e rinj se do t’i mbështesë gjithnjë, do të vijojë rritja e pagave, me përmirësimin e kushteve të punës, “ndaj me bashkëpunimin e të gjithëve ne mund të ofrojnë kushte sa më të mira shëndetësore për qytetarët”, përfundoi Manastirliu.