Categories
LAJM

E fundit/Hakerat Iranianë publikojnë videot e kamerave të sigurisë në Komisariatet dhe doganat e vendit.

Një tjetër publikim ka ndodhur mëngjesin e sotëm nga Hakerat të cilët kanë sulmuar prej kohësh sistemet e shtetit Shqiptar dhe herë pas here i publikojnë në kanalin e tyre në Telegram.

“Kur Siguria e Terroristëve të Durrësit (MEK) është më e rëndësishme se siguria e njerëzve tuaj” – me këtë fjali i kanë shoqëruar videot e publikuara në këtë kanal. Në këto video tregohen pamjet e brendshme të komisariateve, dhomat e paraburgimit ose të ndalimit si dhe pamje nga disa prej pikave doganore të vendit.

Më herët hakerat arritën të bllokojnë sistemin TIMSsi dhe të publikojnë të dhëna sensitive të ish- drejtorit të Policisë Gledis Nano.