Categories
LAJM

Karamuço parashikon pasojat e hakerimit Iranian: Mund të vŗiten njerëz.

Sulmet kibernetike iraniane, treguan se sistemi online në Shqipëri është tërësisht i pambrojtur, se miliona euro të investuara për sistemin online në të gjitha institucionet shtetërore nuk kanë filtra sigurie. Tregoi se sot në vitin 2022 jemi kthyer 20 vjet pas, në kohën e bllokut dhe letrës kopjativ.

“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit kŗiminal, të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat kŗiminale janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurië publike.

Mund të ketë përplasje, rivalitete, vŗasje të dëshmitarëve, vŗasje të oficerëve të policisë, të operativëve që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin,” u shpreh eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço për emisionin “Vetting”.