Categories
KURIOZITETE

Fëmijës i ngec në fyt mjeti metalik, mjekët shokohen kur zbulojnë se çfarë ishte.

Një fëmijë është paraqitur me urgjencë në spital. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe prindërit treguan se diçka i kishte ngecur në fyt. Menjëherë mjekët e urgjencës e dërguan fëmijën në pavionin e radiografisë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Ata zbuluan se fëmija kishte gëlltitur gabimisht gjatë lojës një prerëse thonjsh, ndërsa iu nënshtrua operacionit të vështirë të hënën më 19 shtator në qarkun Nashik në Indinë Perëndimore.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike, vogëlushi shihet i shtrirë teksa një grup mjekësh specialistë realizojnë mrekullinë duke nxjerrë pas 1 ore operacion, prerësen 5 cm të gjatë.

Ndërkohë,  një radiografi e tregon qartë kontraptin e vendosur në qafën e foshnjës, pothuajse duke bllokuar të gjithë fytin e tij.