Categories
VIP

Mbani lotët, Mozzik i dedikon vajzës këngën më të ndjerë dhe na rrënqethi. Flet dhe për ndarjen nga Loredana: Është tepër e rëndë

Mozzik ka publikuar pak orë më parë këngën e titulluar “Të dua”, një dedikim shumë i ndjerë për të bijën, Hanën. Në këngë Mozzik tregon historinë e tij si një baba që vuan se nuk e ka vajzën afër.

“Tash je rrit, nuk je më njëjt, po bën pytje pse s’po vjen me mu e me mamin me fjet? Mos pytni a je mirë kur çdo ditë diçka mungon, vështir është mos me t’pa ktë muj e me t’u duk baba jot si i huj”, këndon Mozzik mes të tjerash.

Kënga i ka prekur padyshim të gjithë dhe me siguri as ju nuk do bëni përjashtim. Kujtojmë se Loredana dhe Hana jetojnë në Zvicër, ndërsa Mozzik në Kosovë.

Në një pjesë të tekstit, Mozzik është ndalur dhe te ndarja me Loredanën. Ai shprehet se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tepër e rendë, por pa treguar më shumë.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehet Mozzik. Reperi ka treguar se kjo është hera e fundit që flet për privatësinë e tij në tekstet e këngëve.