Categories
VIP

“A kanë probleme të pasurit si ju apo çdo gjë ju shkon vaj”? Ja si përgjigjet Amarda Toska

Amarda Toska është një nga personazhet më të dashur në Shqipëri, të cilën e kemi njohur shumë vite më parë kur drejtonte programin e famshëm të humorit, ‘Portokalli’, krah Agron Llakaj.

Edhe pse nuk është më pjesë e ekranit prej shumë kohësh, fansat e saj kërkojnë të dinë gjëra për të. E sigurisht, një vajzë si Amarda ia plotëson, pasi ajo është tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ata kanë.

Një prej tyre ishte i interesuar të dinte nëse njerëzit e pasur kanë probleme, apo për ta gjithckka shkon mirë.

“Kjo jeta vaj në fakt është jeta e Instagramit që unë pak fare e besoj dhe që e mendoj për njerëzit e pasur dhe ata që kanë vënë pasuri, janë ata që kanë rrezikuar, ata që kanë punuar më shumë. Edhe bravo i qoftë që janë aty ku janë dhe të bëjnë jetën që bëjnë” – ka thënë Ami.

Ajo është e martuar me Ermal Mamaqin prej më shumë se 10 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian.