Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u aŗrestuan në flagrancë shtetasit: E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
- A., 35 vjeç, banues në Elbasan dhe P. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u aŗrestua në flagrancë shtetasi F. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.