Iniciuar nga Bashkia Elbasan dhe me pjesemarres personalitete te Bashkise Kristiansand ne Norvegji dhe pjesemarres nga diaspora shqiptare
“Diaspora shqiptare për zhvillim strategjik” titullohet konferenca e mbajtur në Elbasan, organizuar nga ” Projekte Ndërkombëtare Vullnetare” lobi Euro Atlantik, si edhe Bashkia Elbasan. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë biznesmenë, nënkryetari i Bashkisë Kristansand të Norvegjisë z. Erik Rostoft, përfaqësues nga Ministria e Diasporës, Kryetari i Bashkisë së Decanit Bashkim Rramosaj, edhe ai i Lezhës Pjerin Ndreu.
Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës Ardita Sinani- PVD në Luginë të Preshevës Nermine Aliji Ademi – Sekretare e Kuvendit Komunal në Bujanovc
Naser Xani veprimtar dhe poet në Norvegji. Në fjalën e tij përshëndetëse z. Rostoft ofroi mbështetjen duke pohuar se Elbasani ” i ka dhënë një rëndësi vullnetarizmit në tërësi, ndaj bashkia e Kristansand do tj’u ndihmojë, dhe t’u japim praktikat më të mira në të ardhmen”.
Nga ana e tij kryetari i Bashkisë si iniciator i kësaj konference u shpreh ” faleminderit miku ynë i nderuar z. Rostoft që ndodheni këtu sot dhe që na keni mirëpritur në bashkinë e Kristiansand në Norvegji. Ka qene një eksperiencë shumë e mirë për ne, një shëmbull shumë i mirë për pjesën tonë administrative por edhe për punët e mira që po bëhen në qytet. Kur flisnim për vullnetarizmin në Elbasan, por jo vetëm, ne nuk rreshtim dot pa e kthyer kokën mbrapa pa parë diasporën tonë e cila ka ndërtuar kaq shumë gjëra në qytet tek ne vullnetarisht, me kontributin e tyre, me forcat dhe dëshirat e tyre.
Kemi Sahatin e Elbasanit që është shëmbulli më i mirë, bibliotekën e qytetit, i dhurimit të librave në mënyrë vullnetare, kemi plotë e plotë gjëra të tjera, jo vetëm tek ne por në të gjithë Shqipërinë.
Ndoshta tek ne është parë vullnetarizmi si pjesë e ardhur nga diktatura, kur ne vete dilnim dhe pastronim klasat, rrugët, bënim punë publike, ndihmonim njerëzit në nevojë, sidomos në zonat malore. Ne e kemi pasur traditë që kur njeri ndërtonte shtëpinë, i gjithë fshati ose lagjja e ndihmonte. Pjesë e traditës sonë është edhe kur cifti i ri krijonë familje të gjithë përpiqen ta ndihmojnë atë. Ne i kemi dhe i kemi pasur pjesë të karakterit të shoqërisë sonë veprat vullnetare.
Kur shkuam në Kristiansandi dhe diskutuam rreth vullnetarizmit vumë re se ata kishin një organizim perfekt si një orë zviceriane, ku shteti në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe qytetarët ecnin përpara bashkarisht për të mirën e komunitetit. Edhe ne i kemi patur këto gjëra, madje janë modernizuar shumë dhe vetëm duhet ti orientojmë në mënyrën e duhur, ti fusim në binarë sic thotë populli, në administratë, qeverisje por edhe të mentalitetit të shoqërisë.
Kur u emërova për kryetar bashkie, pas miratimit të partisë Socialiste, ne patëm disa fatkeqësi natyrorë që i kujtojmë tani do dukeshin të vogla, por pas tërmetit dhe pandemisë, zjarreve dhe dëborës kuptuam që nuk ishim vetëm dhe nuk e përballuam vetëm, por e përballuam me ndihmën e komunitetit dhe që atëherë ne ngritëm një model në bashkinë e Elbasanit kunl në cdo fshat të kishte nga 5 vullnetarë ku njëher në 6 muaj mblidhemi të gjithë bashkë dhe sot kemi një strukturë të konsoliduar që përgjigjen të parët për komunitetin e tyre.
Ne si administratë duhet të bëjmë që këto struktura të mos jenë vetëm për problematika por ti ngrejmë në një nivel tjetër komunitar, në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit si në pastrim, mbjellje pemësh, mirëmbajten e tyre, aktivitete kulturore ku një pjesë e tyre është realizuar nga të rinjtë e këshillit rinor.
Diaspora është një pasuri që ne e kemi sepse janë njerëz me zemër të madhe, të cilët ndonëse larg e kanë qytetin e Elbasanit pikë në zemër dhe kanë kontriubuar pafund gjatë këtyre 30 viteve ku edhe demokracia ka ceduar dhe ka pasur problematikat e veta. Diaspora është një shembull i mirë për ne sesi duhet të organizohemi dhe për hapat e vullnetarizmit.
Kemi shumë punë për të bërë dhe aktivitete të tilla na bëjnë mirë se mblidhemi”, tha z Llatja. Ai shtoi ndër të tjera se ” ky aktivitet vjen në kuadër të javës europiane të lëvizshmërisë, ku sot që flasim kemi vetem 11% të lëvishmërisë me bicikleta dhe pjesa tjetër me makina dhe pastaj ne fillojmë dhe krijojmë problemet tona. Me grupin e të rinjve kemi filluar të ndërmarrim fushata sensibilizuese për të gjithë shoferët e makinave, për shëndetin, ambientin për fëmijët tanë. Janë gjëra të vogla por me ndikim të madh. Bashkia nuk i siguron dot të gjitha, por të bëhemi të gjithë bashkë për të krijuar lehtësirat tona për të bashkëjetuar më mirë brenda komunitetit. Kjo do të thotë përgjegjshëmri dhe gjithmonë e kemi diskutuar, madje edhe me miqtë tanë të diasporës. Të marrim më të mirat nga njër tjetri dhe kjo konferencë na shërben pikërisht për këtë, të vazhdojmë punët e mira deri tani për vullnetarizmin, të falenderojmë dhe të kemi një mbështetje të madhe edhe nga diaspora jonë por edhe nga bizneset”, përfundoi z. Llatja. Diaspora Shqiptare për Zhvillim Strategjik është mbledhur në Elbasan për një hapësire ku aktorët kyc shoqëror në Shqiperi lidhin ura bashkëpunimi dhe analizojnë potencialet e zhvillimit.