Categories
LAJM

Llatja pret delegacionin nga Norvegjia, priten projekte të përbashkëta në fushat e…

Bashkinë e Elbasanit e ka vizituar një delegacion nga Norvegjia të cilët janë pritur nga kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja. Delegacioni i cili kryesohej nga nënkryetari i Bashkisë së Kristiansand në Norvegji z. Erik Rostoft, është njohur nga kryetari rreth resurseve që ofron  Bashkia  e Elbasanit, e cila është një ndër tre qytetet më të mëdha të vendit,me histori në fushën e trashëgimisë kulturore etj.

Delegacioni ka mirëpritur bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen, kryesisht për projektin e ndryshimeve klimaterike,  ndërsa kryebashkiaku Llatja u shpreh se ” ishte kënaqësi të prisja në Elbasan nënkryetarin z. Erik Rostoft,  z. Keneth Mork, Kryetarin e Partisë së Djathtë Znj. Renate Haegeland, të po këtij qyteti dhe miq nga Lobi Shqiptar Euroatlantik në Norvegji.

Marrëdhënia e mirë mes dy qyteteve tona do të shtrihet në një tjetër nivel tashmë që dhe vëmendja jonë është në projektet e përbashkëta të ndryshimeve klimaterike, shtimit të hapësirave të gjelbërta, shërbimet e kujdesit social dhe vullnetarizmit”, tha z. Llatja.