Categories
LAJM

Tjetër aksident i rëndë në Elbasan, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Policia bën me dije se Në aksident është përfshirë një mjet tip Furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vetëm një ditë më parë në të njëjtin aks ndodhi një tjetër aksident fatal ku humbi jetën një person. Mbrëmjen e djeshme dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur./Top Channel

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme që person humbi jetën pas përplasjes së dy makinave në të njetin aks rrugor.