Sistemi i ALEAT dhe ai i Gjendjes Civile është rikthyer në 3 qarqet e vendit, Korçë, Elbasan dhe Shkodër.
Në Shkodër sistemet janë rikthyer që prej orës 16:00 të ditës së djeshme dhe tashmë qytetarët po marrin shërbimin e duhur.
Ndërkohë autoritetet nuk janë të sigurt nëse sistemi do të jetë aktiv gjatë gjithë ditës
Po kështu edhe në Korçë qytetarët mund të aplikojnë për pasaportë dhe ID.
Sakaq, në Elbasan vijon puna për aplikimin për pasaporta dhe karta ID. Në këtë qark ka një ngërç vetëm në sistemin në përpunimin e të dhënave të adresave.
Të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijë e tyre të porsalindur, nuk mund ta kryejnë sot këtë proces.