Categories
LAJM

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Sipas informacionit të policisë, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.