Categories
LAJM

Elbasani pa makina/ Ja si e nis ditën kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i rrethuar nga…

Elbasani si pjesë e  projektit ambicioz të “100 Qytetet inteligjente për ndryshimet klimatike” po përgatit një masterplan për shtimin e korsive të bicikletave, hapësirave të gjelbra mes zonave urbane të gytetit dhe një qasje te re në transportin publik. Në Javën e Levizshmërisë Europiane, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja bashkë me Drejtorin e Sekretariatit të Transportit në Europë, Matej Zakonisek pedaluan në Elbasan në një prej ditëve pa makina .

“Edhe ne në Elbasan po iniciojmë Javën e Lëvizshmërisë Europiane, por me fëmijët, disa prej të cilëve pedalojnë për herë të parë. Bashkë me ne është edhe z. Matej i cili iu bashkua nismës sonë për të pedaluar me ne. Elbasani është një qytet i bekuar pasi aksesohet shumë kollaj pasi ka një sipërfaqe të sheshtë të përshtatshme për bicikletat”, tha z. Llatja i cili ka pedaluar bashkë me fëmijët. Sipas tij “kjo është faza e parë e projektit për të promovuar lëvizjen me bicikletë, si dhe për ti dhënë ajër të pastër qytetit. Sa më shumë të pedalojmë, sa më shumë të ecim në këmbë, aq më pak ndotje do të kemi në qytet”, tha z.Llatja.

Nga ana e tij Drejtori i Sekretariatit të Transportit në Europë Matej Zekonisek tha se “më vjen mirë që ndodhem në Elbasan në javën e lëvizshmërisë Europiane, me qëllim që të kemi më shumë shëndet. Do të thotë më shumë ecje në këmbë, më shumë pedalim, më pak transport publik”- përfundoi ai.