Moderatori Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshimet e para nisën kur fansat vunë re se këngëtari kishte fshirë të gjitha postimet me modelen, duke lënë vetëm ato me vajzën e tij dhe fotot e tij personale.
Ndërsa modelja ka zgjedhur që të mbyllë çdo rrjet social për t’u larguar nga vëmendja e mediave.
Burimet e afërta të çiftit për “Prive.al” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë që e çoi lidhjen drejt përfundimit.
“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”, janë shprehur burimet pranë çiftit.