Ora shënonte 20:10 kur i riu u qëllua me aŗmë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plùmbash duke e lënë të vďekur në vend.
19-vjeçari mbeti i vŗarë, teksa kŗimi tronditi sërish kryeqendrën e veriut. Erjon Xhenja ishte në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në momentin ku u qëllua me armë zjarri.
Gazetari Simon Shkreli mëson nga burime se ndaj të riut është qëlluar pesë herë me pisťoletë nga një distancë e afërt. Plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vďekur në vend.
Erjon Xhenje, është i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vŗasjeje pasi qëlloi me aŗmë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.
Policia përmes një deklarate njoftoi se menjëherë pas kŗimit autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Sakaq, grupi hetimor vijon punën, ndërsa FNSH po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.