Arnaoutoglou që ka parashikuar me saktësi shumë herë përmbytjet në Shqipëri, dhe me një rreth të madh ndjekësish shqiptarë edhe ne llogaritë e tij në mediat sociale, thekson se shirat do të shoqërohen me stuhi dhe vetëtima, ndërsa do të ketë ulje të temperaturës.
Moti sipas tij do të bëhet shumë i paqëndrueshëm edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, kryesisht pas mesditës së të shtunës me shira, por edhe stuhi lokale të fuqishme.
Përmirësim do të kemi të dielën dhe të hënën, por nuk përjashtohet që të martën e ardhshme, në 20 shtator të regjistrohen sërish në disa orë të ditës shira dhe stuhi lokale.