Categories
LAJM

FNSH dhe “Shqiponjat” zbarkojnë në Elbasan/Çfarë po kërkojnë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat” kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në Vlorë dhe Elbasan.

Mësohet se aksioni është ndërmarrë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe armëmbajtje pa leje. Policia ka ngritur postoblloqe në rrugët kryesore të hyrjes drejt këtyre qyteteve. Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar mbi aksionin e zhvilluar.