Alaudin Hamiti është moderatori i njohur nga Kosova, i cili do të prezantojë “Big Brother VIP” Kosova, së bashku me moderatoren Jonida Vokshi.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ai rrëfeu për herë të parë disa detaje nga jeta e tij private. Aludini u ndal veçanërisht te një periudhë e vështirë që kaloi disa kohë më parë kur zbuloi se ishte diagnostikuar me diabet.
Moderatori tregoi se e mori vesh lajmin gjatë një kontrolli të përgjithshëm dhe nuk e priti aspak mirë. Tashmë ai po mban një regjim ushqimor dhe po shkon rregullisht në palestër.
“Pasi i bëra 40 vjeç vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë por kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet.
Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalë më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha.
Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”, – tha ai