Categories
LAJM

Para tre vitesh i vŗanë djalin që montonte kondicionerët, babai bën veprimin ekstrem dhe humb jetën.

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Ngracan në Mallakastrës. Shtetasi Batjan Çelaj, 63 vjeç, pasi piu fotoksine, humbi jetën. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme ku behët me dije se për rastin janë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.

Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve, i cili u vŗa nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit. 26- vjeçari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Pas konfliktit Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vďekjen.

Pavarësisht se u munduan të manipulojnë ngjarjen e rëndë Gjykata e Tiranës vendosi t’i dënojë dy vëllezërit përkatësisht me 12 vite burg Griseldon dhe me dy vite Albano Kusin. “Kjo që me ndodhi mua mos i ndodhte asnjërit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Të nisesh në punë dhe të kthehesh i vďekur. E kam marrë vesh nga gazetat.

Çuni është vŗarë në orën 10 paradite dhe une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm, nuk gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte, ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re” u shpreh asokohe Batjan Çelaj, dhimbje që nuk mundi ta suportonte, duke i dhënë fund jetës me fostoksinë.