Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierë apo krahët operativë. Shqiptari A. L i dyshuar si kreu i organizatës, ndodhet në buŗg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim. Mediat e huaja shkruajnë se ai menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendrat e dŗogës në Shqipëri.
Ai u aŗrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë. Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçari me origjinë nga Maqedonia H. Hujesini, i cili është aŗrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.
Së fundi, janë edhe dy të akuzuarit për konkurrencë të jashtme në një shoqatë kŗiminale, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave: 37-vjeçarja shqiptare A. Basha, e aŗrestuar në Brescia, pasi është ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash të cilat i kishte fshehur në makinë dhe 26-vjeçari F. L, kushëri i ‘bosit’ të dŗogës.