Categories
LAJM

I biri i një mjeku/ Kush është 34-vjeçari që u asfiksua në banjat termale të llixhave në Elbasan (FOTO)

Një i ri ka humbur jetën, pasi është asfiksuar në banjat termale të llixhave të Treganit në Elbasan.

34-vjeçari Alban Pashollari u transportua fillimisht për në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku iu dha ndihma e parë. Pavarësisht ndihmës mjekësore 34 vjeçari nuk ka mbijetuar. Në reagimin e policisë bëhet me dije se vdêkja e të riut dyshohet se ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Duke iu referuar dëshmisë së pronarit të hotelit, bëhet me dije se viķtima nga Tirana, bashkë me një tjetër të ri, kishin hyrë pa leje në vaskë.

Mësohet se Pashollari ishte i biri i Faik Pashollarit, mjek pediatër.